• |
ide | kryesore

Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
importet, berisha, serbia, rama



Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku në një takim me banorët e kësaj zone se kryeministri Edi Rama ka hequr taksën për qumështin pluhur që merret nga Serbia. Ish-kryeministri tha se importet serbe janë rritur në një vit me 250 për qind. Ai theksoi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ shkatërron prodhimet bujqësore në Shqipëri.

“Merr fermerët. Fermerët sot janë në falimentim të vazhdueshëm. Isha në Përrenjas. Çfarë më tha një fermer. Në fshat kishim 400 lopë, tani ato numërohen me gishtat e dorës. 674 mijë bagëti të imëta, gjedhë, etj., janë më pak sot se në vitin 2018.

Po pse, sepse nafta, plehrat kimike, etj., janë rritur çmimet. Atij dengu i bari i shkon më shtrenjtë se sa fiton me litrin e qumështit dhe e ther. Arritëm në 2013 të bëhemi eksportues qumështi dhe tani ndryshon ligjin dhe heq taksën për qumështin pluhur që marrim nga Serbia.

Kosova jep 400 euro për hektarin e grurit dhe mbjell shumë grurë. Kosova nuk them se ka sipërfaqe të mëdha, por sipërfaqe gruri mund të ketë edhe më të madhe se Shqipëria dhe jep 400 euro për hektar. Ky jep 5 mijë lekë për hektar.

Ky hap kufijtë dhe na del me ‘Ballkanin e hapur’. ‘Ballkani i Hapur’ është shkatërrimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri. Importet serbe në Shqipëri brenda 1 viti e gjysëm janë rritur me 250%, ndërsa eksporti i Shqipërisë në Serbi është rritur me 30% nga të cilat 20 e ca përqind janë plehra kimike, që i sjellin oligarkët e Ramës të cilët nuk i shesin sot për çmimet që kanë dhe i rieksportojnë në Serbi.

Pra janë bërë të gjitha këto rrënime.”-tha Berisha.



3 Comments

  1. erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones” që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë pare ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vet Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bahsën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s’ia ka treguar Shkëlzenit.Ku vete salih metaj kene fitimet e tyre te majme

  2. Kosova ka mbi 80% importet e saj me Serbine, e keni degjuar Akademikun e madh Sali te thote ndonje fjale,? E mbi te gjitha Kosova nuk eshte pjese e Ballkanit te Hapur! Pa dyshim qe bujqesia shqiptare vuan nga mungesa e investimeve shteterore, e vemendje nga shteti por Berisha eshte njeri nga kryeministrat qe pikerisht investime ne bujqesi nuk beri. Berisha ben mire te qese ne skene specialistet ekonomist e specialist te bujqesise se ate nuk e beson askush.

  3. Akoma me kosoven ky idiot. Kosova ka gjysmen e bilancit qe ja financon EU. Ata vetem profesioniste nuk jane. Po pati reference Kosoven, atehere jemi ne mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *