• |
ide | kryesore

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi: Më kërcënojnë me arrestim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kamberi



Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë thotë se shqiptarët që jetojnë në këtë vend janë duke u pakësuar. Kjo për shkak të diskriminimit shtetëror ndaj tyre. Në një intervistë për Euronews Albania, Kamberi u shpreh se nuk do të ndalet në detyrën për të mbrojtur të drejtat e një popullsie të diskriminuar siç janë shqiptarët. Kjo pavarësisht kërcënimit për arrestimin e tij.

“Unë jam i zgjedhur nga votat e pavarura të shqiptarëve që çdo ditë po pakësohen për shkak të diskriminimit shtetëror. E kam ditur shumë mirë se çfarë reagimi do të sillte deklarata ime.

Kjo s’do të thotë që një kërcënim do ta ndalë punën time. Tentativa për frikësim dhe kërcënime do të ketë, por kjo s’do ta ndalë punën time për të përfaqësuar një popullatë të diskriminuar”, – tha Kamberi.

Ishte deputetja serbe, Snezhana Paunoviç që kërkoi arrestimin e tij. Shkak u bë fjalimi i Kamberit për Kosovën në parlament. Ai theksoi domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

“Kanë propozuar arrestimin tim. Kjo sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov. Duke i cilësuar tradhtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në furrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetja Paunoviç nënkryetare e parlamentit”, – shkroi Kamberi në Facebook. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kercenohet deputeti shqipetar ne parlamentin serb, kercenohet presheva dhe kosova sepse shqiperia ka nje kryeminister kurve qe ben avokatin e serbise neper europe dhe jo te atyre qe ka obligim kushtetues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *