• |
ide | kryesore

Industria shënon rritje të ngadaltë në tremujorin e dytë, bien shitjet në ndërtim

-Instant, Lajme, Të fundit
ndertim



Ndryshe nga shërbimet që kanë rikuperuar me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, sidomos hotelet, transporti e udhëtimet, industria e ka pasur më të vështirë. Duket se ky sektor ka filluar të vuajë pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para.

Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, industria është zgjeruar me ngadalë. Po ashtu ka shtuar më pak punonjës, ndonëse pagat kanë vijuar të rriten. Ndërtimi ka shënuar rënie të prodhimit, por edhe të shitjeve.

Shitjet e industrisë rriten vetëm 3.7%

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë.

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energji elektrike shet më shumë, por prodhon më pak

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë.

  •  Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  •  Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 24,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  •  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Uji, me rritjen më të fortë

Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2022, paraqitet si më poshtë.

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 31,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  •  Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 28,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  •  Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, bien shitjet dhe prodhimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë.

  •  Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *