• |
ide | kryesore

Rama: Nuk ndaloj dot ikjen e shqiptarëve, Gjermania vetëm 1 orë e gjysmë larg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjermania



Kryeministri Rama u shpreh për intervistën e dhënë “Der Spiegel” se nuk i ndalon dot qytetarët shqiptarë të lënë vendin. Sipas tij, kjo sepse Gjermania, vendi më i zhvilluar i Europës, është vetëm një orë e gjysmë larg.

Ndërkohë ai shfryëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri.

Intervista

DER SPIEGEL: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.

Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.

DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?

Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës (Gjermania) është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarir është e Zotit dhe e mikut”.

Lexo më tej: Punonjësit shqiptarë nuk janë më të preferuarit e Gjermanisë, përgjysmohen leje e qëndrimit 



46 Comments

  1. As ti asnje nuk mund te na ndaloje ne sepse na eshte ngulitur ne koke qe anglia dhe gjermania jane fushe me lule , e kur shkojme atje e shohim qe asgje nuk eshte ashtu sic na kane treguar

    1. Jo mor pallosh jo. Une nuk e di kujt grupi i perket ti, por sipas meje Shqiptart ikin per dy arsye kryesore,
      1. Mungesa e rendit, e drejtesise, e policise.
      2. Mungesa e punes, disa njerez nuk kane as buke te hane.
      Shqiptareve te remdomte qe vijne me punu ne Gjermani, ja pine dhe gjakun, por ama fitojne 5 lek sa per tu ushqyer per vete, per te mbajt familjet ne Shqiperi dhe mbase per te kursyer ndonje Lek.
      Nuk do e harroj heren e pare qe kam qene ne nje fabrike ne Tirane, puntoret ishin aq te varfer sa hanin buke me qepe, pa djadh pa asgje tjeter.
      Une jam i pari qe e shaj Gjermanine, por gjithsesi eshte shume me mire se Shqiperia e patronazhisteve, se shteti i Edi Rames, i cili palaken 80 vjec e fut ne burg per nje kotec pulash pa leje ndersa te tjeret ndertojne pallate pa leje ne zemer te Tiranes dhe nuk i hyn gje ne kembe.
      Eshte shume me e mire se Diktatura e Shqiperise, e cila i jep azil Talebaneve dhe MEKut ndersa gazetarit Turk nuk ja shqyrton fare kerkesen dhe e dergon ne Turqi, per krimin e vetem se ka shkrujt kunder Sulltanit. etj etj…

  2. Ne gjermani shkojme per te bere ndonje lek te shpejt me pislliqe po atje nuk te presin krahe hapur , ta harrojne te gjithe qe atje leket te presin ty , po nuk punove nga 16 ore ne dite , ndersa ne shqiperi ne jemi mesuar te ulemi 3 here ne dite ne kafe edhe ankohemi se nuk ka lek

      1. Mos me ngaterro me veten , kam ikur vete nga shqiperia dhe jam kthyer , nuk e bej me kete gafe se edhe sikur te jesh milioner je ne vend te huaj nuk i shijon ato leke , larg familjes po , larg femijes , lag nenes e babes

        1. Vendi i huaj po ofron sherbime ka standarte ka shtet, ne Shqiperi duhet le lyesh rroten per cdo gje, po snjofe njeri as pune ne privat sgjen dot.

          1. Patronazhistet kane te drejte. Ne Shqiperi jeta eshte ku me e mire se Gjermani e gjetke .Pse kot e rrethoi Baca enver kufirin me tela me gjemba e urdheroi ushtaret te qellonin pa paralajmerim ata te huajt qe vinin pa pushim ne parajsen socialiste

    1. Jo mer pallosh pse mashtron, ne Gjermani nje puntor i thjeshte me letra te rregullta, nje hamall i cili punun 8 ore ne dite ne dor merr 1600-1800€ ne muaj. Askush nuk te detyron te punosh me shume se 40 ore ne jave. Ndertimi pastaj paguhet edhe me shume.

    1. Po sikur ta shikoni qe emigrantet jane ata qe sjellin te ardhurat e ekonomise Shqipetare, do perserisnit akoma kete punen e “llumit”?

    2. Shume e drejte kjo qe thua, gjithashtu harrove te thuash dhe qe patronazhistet jane ajka e Shqiperise, motorri ekonomik i saj.

  3. Ktij i intereson qe te ikin sa me shume. Aq me pak ka neper kembe qe ti cajne trapin dhe i manaxho si ti doje bytha.
    Monster qe krenohet se njerzit spo vdesin per buke…akoma!!!

  4. Ky eshte kar fare, po natyrisht qe nuk i ndalon se jua liberalizoi vizat Berisha por krijoi qetesi, pune e te ardhura e nuk te levizin si ne kohen e Berishes, por kur e vetmja industri eshte te merresh me droge e vrasje natyrisht qe do ikin.

    Kur ambasadorja e leshit ben politiken tuaj mafioze shpresa vdes

  5. Ikja e shqiptareve ne gjermani eshte nje gje shume e mire per ta te cilet sigurojne me shume te ardhuara materiale

  6. Llum I shoqerise o moterqir I pabese????

    O patronazhist qe merr 40,000 leke rroge dhe te qihet motra per nje cope djath neper zyra dhe ministri.

    Te shkerdhefsha fisin dhe faren o moterqir I pabese

  7. me keto ritme qe po ecim jo varferi qe sdo kemi por dhe shum emigrant qe jane andej do vijne dhe te investojne ne shqiperi

  8. e vertet por skan pse te ikin kur ketu mund te gjejn nje vend pune mjaftueshem te mire per te mbajtur familjen e tyre

  9. shume e vertete pjesa qe ne kemi brigje te shumta te cilat duan pak investim, shqiptaret duhet ti kushtojne pak me shume rendesi ne menyre te tille qe sektori i turizmit te arrije aty ku duhet te jete

  10. Kush ka deshire ecen dhe ne vendin e vet. Ne shqiptaret na duket bota shume e lehte a thua se atje na presin krah hapur thaset me leke

  11. Se kuptoj se cfare duane njerezir. Ne vend te huaj punojne cfaredolloj gjeje qe i del perpara kuese ne vendin e vet smarrin mundimin te bejne asgje e pastaj ankohen

  12. Shqiptaret kane lirine dhe te drejtat e tyre mund te bejne cfar te duan me jeten e tyre por mos harrojne se dhe shqiperia po behet nje vend sa me i zhvilluar dhe eshte shume afer familjes europiane .

  13. Kture t rinjve keq tu ofrosh hapesira per tpunu keq jo. Se rama vet po jep ide e projekte per te vene ne funksion talentwt e te rinjt

    1. Interesante!!
      Po ne qenkemi fushe me lule dhe nuk e paskemi ditur. Padta, me leket e kujt mendoni se po mbahet ky vend!? Tonat apo te atyre qe punojne ne emigracion?🤔

  14. Ikin jasht se mendojn se do bejne me shum lek por se dine se andej jetesa eshte shume e veshtire dhe ta harrojne kafen sic bejne ketu tek ne 1 ore pune 3 ore kafe

    1. Po jetesa e veshtire andej. 1 liter vaj eshte me lire ne Gjermani (rroga 2000 euro) se ne Shqiperi (rroga 30,000 leke nese je pune se ka shume mundesi te jesh ne ndihmenekonomike)dhe ti thua jetesa me e veshtire andej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *