• |
ide | kryesore

Mbyllja e kolegjit turk/ Rama: S’ka konspiracion, po zbatojmë ligjin

Arkiva
edi-rama



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas heqjes së licencës për kolegjin turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin “Zubeyde Hanim”. Në rrjetet sociale, kryeqeveritari thotë se është shitur godina.  Sipas Ramës aktiviteti është hapur diku tjetër pa marrë lleje.

Kryeministri gjithashtu shton se publiku, sipas tij, është “bombarduar” me lajme të rreme e teori konspiracioni.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti. Bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës. Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, shkruan Rama.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *