• |
ide | kryesore

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit Renato Torollari, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Mësohet se furgoni ishte për transport udhëtarësh i firmës “Morava 93”. Pronari deklaron se nuk ka pasur ndonjë konflikt/problem.

Ai thotë se mund t’ia kenë djegur për shkak të konkurrencës.

Nga ana e policisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa sipas grupit hetimor një person shihet teksa afrohet dhe vijon puna për identifikimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *