• |
ide | kryesore

Mbappe i padëshiruar në dhomat e zhveshjes së PSG, Paredes: “Nuk pata kurrë marrëdhënie njerëzore”

-Instant, Sport
Paredes



Leandro Paredes, i cili sapo është rikthyer në Itali pas eksperiencës te PSG, ka folur edhe për atmosferën në dhomat e zhveshjes së klubit parisien. Mesfushori, i grumbulluar me Argjentinën, foli për mikrofonat e Espn Argentina. Mesfushori shpjegoi gjithashtu edhe zgjedhjen për t’u bashkuar me Juventus.

Nuk ishte një hap i lehtë, duke qenë se Kupa e Botës është në prag: “Nuk ishte një zgjedhje e lehtë të ndryshoja ekipin para Kupës së Botës, por mendoj se bëra zgjedhjen e duhur – tha ai -. Gjëja e rëndësishme për mua ishte të luaja vazhdimisht në një klub të madh. Veshja e fanellës së Juventusit ishte një nga ëndrrat e mia”.

Argjentinasi foli edhe për eksperiencën te PSG, në veçanti për Mbappe dhe mungesës së raportit mes tyre: “Nuk mund të flas për Mbappe. Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me shokë të ndryshëm. Por nuk mund të flas për dikë me të cilin nuk kam pasur kurrë marrëdhënie njerëzore”.

Konfirmimi për klimën toksike brenda dhomës së zhveshjes së Paris Saint-Germain. Dhomë zhveshjeje në të cilën Mbappé, duket gjithnjë e më evidente, nuk është lider. Sulmuesi, i cili muajt e fundit vendosi të zgjasë qëndrimin në kryeqytetin francez, së fundmi u akuzua si egoist. Tensioni mes tij dhe Neymar po rritet. E me shokët e tjerë të skuadrës nuk është më mirë. Fjalët e Paredes konfirmojnë vetëm se atmosfera nuk është e mirë në dhomën e zhveshjes të mbushur me yje në PSG.
Mesfushori më në fund rrëfen se në zgjedhjen e tij e ndihmoi prania e Angel Di Maria në Torino. Edhe argjentinasi iu bashkua Juventusit në verë: “Kishte vlerë edhe kjo, të isha pranë Di Marias. Të argëtohem sërish me të, të luajmë sërish bashkë. Ishte shumë e rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *