• |
ide | kryesore

Meta: Pensionistët në kufi të varfërisë ekstreme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
meta, varfërisë



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se grupmoshat e tretë janë më të rrezikuarat për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme. Kjo si rezultat i situatës së vështirë ekonomike.

Meta reagoi me rastin e 1 tetorit, Ditës Ndërkombëtare e të Moshuarve. Ish-Presidenti është shprehur se rritja e pensionit ndaj grupmoshave të treta është një detyrim madhor që duhet të realizohet.

“1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve.

Qëllimi i kësaj dite për të rritur sensibilizimin për më shumë përkujdesje për personat e moshës së tretë, ka një rëndësi akoma dhe më të madhe për vendin tonë këtë vit. Pasi të moshuarit në Shqipëri janë ata që po goditen më shumë nga rritja e kostos së jetesës.

Pensionet e ulëta janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Aq më tepër të medikamenteve apo shpenzimeve mjekësore.

Personat e grupmoshës së tretë janë më të rrezikuarit për të përfunduar drejt varfërisë ekstreme si rezultat i kësaj situate të vështirë.

Të moshuarit në Shqipëri meritojnë një trajtim dinjitoz. Dhe, jo paketa lëmoshe dhe qesharake të Qeverisë për përballimin e krizës së çmimeve.

Rritja e pensioneve është një detyrim madhor për brezin e moshës së tretë”. Kështu u shpreh Meta.



22 Comments

    1. Nuk jane “te rrezikuar”. Pensionistet aktuslisht Jetojne ne varferi ekstreme.
      Pensionisti arrin mban frymen gjalle vetem fale remitancave nga femijet.

  1. Ne kufi? 99% e tyre jane ne varferi ekstreme o idiot . Po te mos kishin ndihmen e femijeve ata do kishin vdekur nga uria me kohe . Nese paga minimale eshte rreth 180000leke te vjetra ne muaj dhe pensionisti merr 100000 leke çfare kerkon me shume . Mos i be edhe ti llogarite si palloshi qe e mat mesataren ne vere dhe ta praktikon ne dimer . Kjo minimale eshte nje mesatare per te gjithe popullaten po nuk merren parasysh qe ne pleqeri me shume se 60% e pensionit shkojne per ilaçe . Atehere na del qe jane ne supervarferi ekstreme .

  2. Mir mor ta qifsha kok cekanin , je nje person qe ke pasur cdo lloj pushteti ne shqiperi, me thuaj nje te mire qe i ke sjelle vendit ti? Jam dakord qe pensionet nuk jane ne nivelin e tyre maksimal, edhe sot kryeministeri mesa pashe tha se do i rrise perseri shume shpejt. Po e kam me ty o klysh skrapari qe nuk ta pa kurre hajrin shqiperia dhe vazhdon akoma te besh gam gam si gore.

  3. pensionistet ne kohen qe jemi tani jane me ne rregull se kurre jo si ne kohen kur keni qene ju te opozites ne pushtet qe i keni lene pa pension, pa buke

    1. Në një vend me tre hajdutë
      Atje ku delet rrine urte
      Ku pleqtë ngordhin për bukë
      Të rinjtë kanë ngelën nëpër rruge
      Si me çifte ti ken gjujt.
      Ku tallin bythen të hujte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *