• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja e ish-Sigurimit për Ibrahim Rugovën

-Instant, Arkiva, Dossier
rugova



Studiuesi i njohur i letërsisë, esteti, kritiku letrar, Ibrahim Rugova kishte qenë dy herë qenë në Shqipëri. Herën e parë gjatë viteve 1970 ndërsa të dytën në pjesën e parë të vitit 1980. Si të gjithë intelektualët dhe artistët shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve tjera etnike shqiptare, edhe Ibrahim Rugova ndiqej në çdo hap nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar, i cili regjistronte edhe gjërat dhe bisedat dhe ndejat më të rëndomta.

Në kuadër të kërkimeve të mia shkencore, për të ndjekur nga afër qëndrimin e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve në Kosovë, në vitin 2020 kisha rastin që në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të hulumtoja për qëllime shkencore dokumente të ndryshme. Në këtë mes ta lexoja faqe për faqe edhe dosjen e Ibrahim Rugovës. E cila ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit Shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova.

LEXO EDHE: 25 maj 1992/ Zbulohet letra e Demaçit për Rugovën: Vëlla Ibraim…

Në këtë kuadër, Rugova konsideroj si studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve shqiptarë që mbështesnin krijimtarinë e realizmit socialist, por se “është përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë e në përgjithësi në Jugosllavi”.

Në një dokument të datës 19.1.1981 ndër të tjera thuhej se Ibrahim Rugova, i cili mori pjesë në diskutimin për romanin që u bë vitin 1980 nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Arteve të Shqipërisë, ka deklaruar në një mbledhje të hapur pasi është kthyer në Prishtinë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtare janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”.

Nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar duket qartë se autoritetet e atëhershme te Shqipërisë ishin të hidhëruara dhe nuk u pëlqente fare pse Rugova fliste me “përçmim dhe përbuzje” ndaj letërsisë së realizmit socialist që krijohej asokohe në Shqipëri. /Nga Facebook i Sylë Ukshni

Image



2 Comments

  1. Nuk di se perse qenka lajm qe sigurimi i shtetit pergjonte Ibrahim Rugoven, te gjithe shqiptaret nga ish jugosllavia ishin nen survejim kur vinin ne shqiperi, te gjithe pontecialisht ishin agjent te UDB. Perveç rasteve te grupeve marksiste ose shume mire te analizuara nga organet e sigurimit. Ka pasur drejtori ne vete ne Ministrine e Brendeshme per shqiptaret e ish Jugosllavise. Per me teper Ibrahim Rugova ishte antare i partise komuniste te Jugosllavise.E njejta mendesi ishte dhe per minoritaret grek te shqiperise te gjithe trajtoheshin si agjenta te ASFALISE greke, me ndonje rast kur ata ishin antar partie, ndersa katoliket e Shqiperise ned tersi trajtoheshin si agjenta te Vatikanit. Ku ka qene rrregjimi i Shqiperise ne qeverisjen e Komunistave. Mosbesim total, e dhune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *