• |
ide | kryesore

Hetimet/ Erion Çela u vra gabimisht në Don Bosko, autorët e ngatërruan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hetimet



Hetimet që çuan në arrestimet e 15 personave këtë të martë në Durrës kanë zbardhur disa ngjarje të rënda. Një prej tyre është ajo e ndodhur në 4 janar të këtij viti në zonën e njohur si “Don Bosko” në Tiranë.

Atë pasdite persona të panjohur hapën zjarr nga një makinë tip Benz në drejtim të një lokali duke lënë të vrarë të riun Erion Çela dhe duke plagosur 4 të tjerë. Mes të plagosurve ishte edhe një kamerier dhe daja i viktimës, për të cilin pati dyshime se mund të ishte ai shënjestra e autorëve. Por e vërteta qenka krejt ndryshe.

Zbardhja e ngjarjes erdhi pas dëshmisë në polici të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Këta të fundit u tentua të merreshin peng para dy ditësh në autostradën Durrës -Tiranë. Pasi mundën t’u shpëtojnë për shkak të rastisjes së një patrulle policie ata kanë rrëfyer gjithçka. Hetuesve u thanë se ishin pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Ata kanë treguar se janë porositur për të vrarë Geron Hasanbelliun dhe nipërit e tij në Tiranë. Por, në 4 janar ngatërruan objektiv dhe përfundoi i vdekur Erion Çela. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me dajën, vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër.

Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.

LEXO EDHE: Arrestohet në Vjenë autori i atentatit në Bruksel, 6 plumba Erion Hasanbelliut

Sipas vëllezërve Beqiraj, personi që kreu krimin i ndihmuar prej tyre është Kejvin Zeneli. ky është ndihmuar nga vëllezërit për tu larguar jashtë shtetit.

“Shtetasit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë kontaktuar në periudha të ndryshme kohore nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit Kasandër Noga. Kundrejt pagesave, nga 50 mijë deri 150 mijë euro ata do të kryenin vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës. Ata janë kontaktuar edhe për vrasjen e një personi tjetër në qytetin e Durrësit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Për realizimin e këtyre vrasjeve, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me 6 mijë euro. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjeve, kanë gjetur armë, automjete, një motoçikletë. Madje kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Policia thotë se për ngjarjen e Don Boskos, vëllezërit kishin mësuar se Geron Hasanbelliu frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, policia thotë se 2 vëllezërit nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vëllezërit kanë punuar edhe për vrasjen e dytë që ndodhi para pak kohësh në Shijak. Policia thotë se e ka të paqartë kush ka kryer vrasjen, pasi 2 vëllezërit thonë se vetëm kanë ndihmuar në sigurimin e rrethanave. 

Porositës i këtyre vrasjeve është Kasandër Noga, një person me precendentë të fortë kriminalë, i arrestuar së fundmi në Belgjikë. Noga akuzohet edhe për plagosjen e Erion Hasanbelliut, vëllait të Geron Hasanbelliut. Mes tyre ka pasur një përplasje të përgjakshme qe vijon prej vitesh. ©LAPSI.al

Erion Hasanbelliu dhe Kasander Noga
Erion Hasanbelliu dhe Kasander Noga



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *