• |
ide | kryesore

Putin pranon gabimet: Dërguam në luftë njerëz që nuk duheshin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vladimir Putin



Presidenti rus, Vladimir Putin, pranon gabimet në mobilizimin e pjesshëm të thirrur prej tij. Ai njoftoi se kishte firmosur një dekret për korrigjimin e listave. Duke folur në një takim me mësuesit, ai tha se do të anulonte rekrutimin për kategori të tjera studentësh. Përjashtoheshin edhe ata të regjistruar në universitete private të akredituar.

“Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se një sërë kategorish të qytetarëve tanë nuk kanë nevojë të përfshihen si pjesë e përpjekjes për mobilizim dhe i ka renditur ato. Megjithatë, ndryshimet përkatëse në kuadrin ligjor nuk janë bërë në kohë.

Draft-dekreti që është dorëzuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria doli në një mënyrë që nuk përfaqësonte këndvështrimin e vetë Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu që ne duhet të bëjmë rregullime në këtë dokument në përputhje me rrethanat. Unë kam nxjerrë një dekret sot. Tashmë është nënshkruar dhe që bën pikërisht këto rregullime”, – pranon Putin.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Kremlini njoftoi fillimin e “mobilizimit të pjesshëm”, dy javë më parë. Kjo ka shkaktuar frikën e një “ikjeje të trurit”. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Duhet te kishe çuar edhe kete kozakun qe di shqip ketu ne portal
    I varfri, nuk ka as emer, si bastard stalinist qe eshte. Perdor 10-12 emra dhe shpesh i pergjighet vetes…

    Ne emer te urrejtjes per Soros, justifikon luften mjerane te muzhukeve

    DUHET ta kishe çuar ne front!

    1. Eshte nje idiot nostalgjik i bolshevikeve dhe i spanuar nga trute, po jo kozak se kozaket jane paraardhesit e ukrainasve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *