• |
ide | kryesore

Hetimet/ “Katunari” porositi eliminimin e “Manecit” në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
manecit


Dalin detaje të reja nga eliminimi i Arben Mërkurit, apo “Manecit”, më 18 Maj të 2022. Sipas të dhënave që dalin nga dosja hetimore, ekzekutimi i tij porosit nga jashtë.

Dyshohet se ai ishte një person të cilit viktima i kishte ekzekutuar një të afërm. Ky version është rrëfyer nga vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj, të cilët mes dëshmisë së dhënë zbuluan detaje dhe nga atentati mafioz ndaj Mërkurit.

Sipas asaj që raporton Tv Klan, dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit. Shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150 mijë euro. Komunikimi bëhej me anë të një aplikacioni.

“Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin. Nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës. Pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi” – thuhet në dëshminë e Indrit Beqirajt në dosje.

Mes rrëfimeve të dy vëllezërve, ata kanë treguar se makina tip Mercedes Benz E Class që u përdor në vrasjen e Don Boskos, ishte marrë prej tyre për të ruajtur lëvizjet e Manecit. Edhe pse vëllezërit kanë treguar pjesëmarrësit në ekzekutimin e tij, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur ende të zbulojnë porositësit.  ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Po ca na cani karin me histori katnaresh o burre?! Po le te vrasin veten! Kujt po i plas kari?! WTF!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *