• |
ide | kryesore

Me kopësht më të madh se Etihad, Grealish blen rezidencën: kompleks prej 6 milionë stërlina

-Instant, Sport
Grealish



Jack Grealish ndryshon shtëpi. Sulmuesi i Manchester City dhe Anglisë ka shpenzuar 6 milionë paund për një rezidencë mahnitëse. Vila ka një kopsht më të madh se Etihad Stadium, impianti i Citizens. Me shtatë dhoma gjumi dhe vend për helikopter, shtëpia konsiderohet si një nga objektet më të sigurta në veriperëndim. Mbrohet me kamera sigurie dhe ndriçim të teknologjisë së fundit. Grealish thuhet se e finalizoi marrëveshjen në fillim të këtij viti dhe mendohet se ka paguar tashmë për gjithçka me para në dorë.

Një burim pranë kampionit anglez tha: “Jack ka shije për gjërat e bukura në jetë dhe, pavarësisht çmimit, ndjen se ka bërë një marrëveshje të mirë. Për të është kulmi i një ëndrre”.

Padyshim një hap më lart në krahasim me vitin e kaluar. Ish-ylli i Aston Villa jetonte në një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi prej 1.75 milionë paund. Shtëpia “e vjetër” ndodhej në një fshat në jug të Birmingham. Krahasimi nuk qendron as me apartamentin e marrë me qira në Mançester, që kishte një fushë futbolli në çati. Aty ku Grealish jetonte me të dashurën e tij Sasha Attëood.

Një vila e re përrallore që është e pajisur me çdo lloj komoditeti. Grealish do të ketë gjithçka afër: pishinë, palestër, fusha tenisi dhe golfi, apo një liqen peshkimi. Rezidenca ka shumë zona të tjera për tu ushtruar dhe 20 hektarë për të patur një fushë futbolli me madhësi natyrale. Shtëpia ka gjithashtu një vilë brenda parkut, për të akomoduar miqtë dhe të afërmit, një suitë për kohën e lirë dhe një enotekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *