• |
ide | kryesore

F1/ Gafa skandaloze në GP Suzuka, traktorë në pistë nën rregullin e Safety, tërbohet Gasly: “Çfarë k**in bëhet!”

-Instant, F1, Sport
traktorë



Në Suzuka, tetë vjet pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën Jules Bianchi, gabimi përsëritet. Nën regjimin e Safety Car, për flamurin e kuq të aksidentit të Sainz, dy traktorë hynë në pistë. Një incident që në xhiron e parë në Japoni, që trembi pilotët që po lëviznin me ritëm të përmbajtur. Me rrezikun e ‘aquaplaning’, prania e dy mjeteve në pistë është një gabim flagrant. Gasly, që i gjeti traktorët në pistë, në trajektoren e tij, është tërbuar fare.

I rikthyer në box-e pas flamurit të kuq, piloti francez i Alpha Taurit u shfaq dukshëm i nervozuar për atë që ndodhi pikërisht në pistën që i shkaktoi aksidentin fatal Jules Bianchi. Edhe Max Verstappen, i cili ndoqi Safety në pistë, u befasua nga traktorët, madje holandezi u detyrua të dilte në bar pasi vuri re praninë e mjeteve.

GASLY: “NUK MUND TA BESOJ”
Pierre Gasly, duke folur me ekipin në radio me Alpha Tauri, ishte dukshëm i zemëruar me atë që ndodhi: “Djema, çfarë k**in bëhet? Çfarë është ai traktor? Çfarë po bën një traktor në pistë? I kalova pranë! Kjo është e papranueshme! E mbani mend çfarë ndodhi. Nuk mund ta besoj.”

NORRIS: “ËSHTË E PAPRANUESHME”

Edhe Lando Norris, i kthyer në box, u fokusua te traktorët në pistë: “Çfarë dreqin ndodhi? Ne humbëm një jetë në këtë situatë vite më parë. Ne rrezikojmë jetën tonë, veçanërisht në kushte si këto. Ne duam të garojmë. Por kështu… e papranueshme”.

PEREZ: “NUK DUAM TRAKTORË NË PISTË”
I ashpër edhe Sergio Perez: “Si mund ta bëjmë të qartë se nuk duam të shohim kurrë një vinç në pistë? Ne humbëm Jules për shkak të atij gabimi. Ajo që ndodhi sot është krejtësisht e papranueshme! Shpresoj që kjo të jetë e fundit herë që shoh një vinç në pistë!”.

KOMUNIKATA FIA

FIA, pas asaj që ndodhi në pistë, lëshoi një deklaratë ku shpjegonte dinamikën e saktë të ngjarjeve dhe “fajësonte” Gasly: “Në lidhje me rikuperimin e aksidentit në xhiron e tretë, makina e sigurisë ishte vendosur dhe gara ishte neutralizuar. Makina 10 (Gasly), e cila kishte marrë dëmtime dhe kishte përfunduar në box-e pas makinës së sigurisë, më pas po lëvizte me shpejtësi të lartë për të kapur grupin. Ndërsa kushtet u përkeqësuan, flamuri i kuq u shfaq përpara se makina 10 të kalonte vendin e përplasjes ku ishte dëmtuar në xhiron e mëparshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *