• |
ide | kryesore

Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

-Instant, Arkiva, Kryesore
amnisti fiskale



Edhe FMN ka goditur sot amnistinë fiskale pas refuzimit që i kanë bërë asaj BE, ShBA, si dhe shtete të veçanta mes tyre Britania, Gjermania dhe Franca. Në vende në zhvillim si puna e Shqipërisë ka rezultuar se është e vështirë një nismë e tillë që favorizon pastrimin e parave dhe terrorizmin theksoi përfaqësuesja e Fondit, Yan Sun, e cila tha se ishte njohur me draftin, që kur ai ishte hedhur në diskutim publik.

Ndryshe nga këmbëngulja e kryeministrit për t’i shkuar kësaj nisme deri në fund,  ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se amnistia fiskale është ende në diskutim dhe nuk ka një datë kur do të miratohet.

“Amnistia fiskalë është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në pr/ buxhetin që sapo u miratua. Është në konsultim me partnerët tanë, me palët e interesit dhe nuk kemi një datë për miratimin këtij ligji. Ne po punojmë që paralelisht me këtë të hartojmë aktet nënligjore që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për procedurat e kërkuara”, u shpreh ministrja.

Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës

Por me tonë më të forta dhe me një këmbëngulje për të shkuar drejt një përplasjeje me ndërkombëtarët ishte deklarata e shefit të grupit parlamentar të PS, i cili pretendon se ajo është një inisiativë e përkrahur prej shqiptarëve. “Ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se 2/3 e qytetarëve në Shqipëri e mbështesin një nismë të tillë, e cila synon kalimin e Shqipërisë në një hap tjetër drejt formalizmit. Amnistia fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër të ndarjes nga tranzicioni i cili ka qenë bashkëshoqëruar në kohë të caktuara me informalitet. Dhe ajo që ne duam të bëjmë është pikërisht t’i japim mundësinë duke përjashtuar dhe kemi qenë shumë të qartë, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale, korruptive, dhe duke përjashtuar të gjithë personat e ekspozuar, qofshin politikisht apo të personave me lidhje familjare me persona me të shkuar kriminale” tha Taulant Balla.

Por kur Edi Rama organizoi një tryezë konsultimi lidhur me këtë temë ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë e braktisën në mënyrë demostrative sallën.

VIDEO/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë fjalën e Ramës për amnistinë

Në epiqendër të shqetësimeve ndërkombëtare, qëndron pastrimi i parave të pista. Komuniteti Europian i vetëdijshëm që Shqipëria renditet në zonën gri për sa i përket luftës kundër parasë së pisët theksoi: “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave”, u tha në njoftimin për shtyp pas takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel. Edhe një diplomat i lartë francez tha për Lapsi.al në kushtet e anonimatit se “ne ja kemi bërë të qartë qeverisë Shqiptare se jemi kundër idesë së një amnistie fiskale për risqet që ajo ka për pastrimin e parave.

Amnistia fiskale/ Lavatriçe e parave të pista apo lehtësi për emigrantët?

Por deri më tani duket se Rama është në dilemë të cilën e shprehin më mirë se kushdo deklaratat me nuanca të ndryshme të Taulant Ballës dhe Ministres Ibrahimaj.

Vetë Rama deklaratën e fundit e ka bërë në 29 shtator. Ndonëse qeveria nuk e ka parashikuar këtë nismë në buxhetin e ri ai nuk ka lënë të kuptohet as tërheqje as insistim. “ne nuk jemi tërhequr, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha moskuptimet, keqkuptimet apo edhe për të ekspozuar edhe mosdëshirën për të mos kuptuar”. tha ai para gazetarëve. Ndërsa kur u pyet për reagimet e ndërkombëtarëve ai se kurseu ironinë:  “ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”.

©Lapsi.al

 



14 Comments

  1. Si do Andi Bushati ( sovranisti) ?
    Te perplaset Rama me nderkombetaret apo te terhiqet ?
    Si te doje Andushi ashtu do behet.

  2. Bie plotesisht dakord me dijetarin me te madh qe ka prodhuar Partia Socialiste, Taulant Ballen, ato para duhen legalizuar dhe kush do legalizoje mbi tavanin e vendosur nga partia pjesa shtese do i merret per te varferit nga partia.

    Rama me kete rast duhet te shkrije AMF bashke me te gjitha policite dhe institucionet qe luftojne me pa te drejte pastrimin e parave, pervecse harxhohen para nga taksat per rrogat e tyr harxhojne energji elektrike dhe internet

  3. Kurveria e fundit . Ndihma e fundit ndaj krimit dhe mafies por edhe mbushja e xhepave te ketyre kurvave .
    Para se te jap shpirt sekti i kurvave mavi e do edhe ndonje llokem nga krimi dhe mafia .

  4. Mire terheqja apo perplasja sepse tashme i njohim lojrat e palloshit me te huajt , por ajo qe me habit eshte fakti pse flasin me shume siguri per kalimin e ketij ligji keta hajdutet e sektit mavi , kur per ta miratuar kete ligj duhen 84 vota ? Kush voton kete ligj i jep oksigjen hajduteve te sektit mavi dhe sidomos aleatit me te mire te palloshit dhe sektit mavi qe jane kriminelet dhe mafia . Nese ky ligj kalon athere kjo tregon se edhe opozita eshte nje aleate e kesaj kryekurve dy metra te gjate . Nese ky ligj kalon athere populli e keupton se ke ka armik , te gjithe politikanet . Nese ky ligj kalon do te thote se populli i njeh tashme armiqte e betuar te tij dhe duhet ti shpalle lufte te gjithe politikaneve ne pergjithesi .

    1. Edhe une friken e bashkimit te votave me opoziten kam . Kur behet fjale per perfitime te bythes se tyre behen njesh keto kurva .

  5. Refugjatet , ate pak qe kane pase e kane sjelle me kohe e me vakt . Ky ligj me shume se per kriminelet dhe mafiozet behet per pastrimin e lekeve te vjedhura nga politikanet ne keto vite . Ky ligj jo qe nuk duhet miratuar por as duhet futur fare ne parlament . Ky ligj pasuron me te pasurit , qe jane kriminelet , mafiozet , politikanet etj dhe njkohesisht thellon me shume diferencen midis popullit te varfer dhe pakices se pasur .

  6. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi,amnisti fiskale fut ne tregun shqiptar te pakten 16 miliar euro dhe pd do te jete dakort por pa spiunet salih metaj

  7. Ja pse nderkombetaret dhe populli shqiptare nuk e pranojne amnistine fiskale:Dhe kjo nuk do te behet le te lehi qelbesira hajdut rama dhe qelbesi i tij sa kriminel aq dhe i qelbur balla,Parat qe pretendojne se do i ligjeroi ne shqiperi rama,gjoja te shqiptareve qe kane punuart ne te zeze ne vendet perendimore.Ata do i deklarojne se i kane bere ne usa,angli,gjermani franc itali,holland belgjik etj.Po rama ato lek duhet ti ligjerojne te keto vende ku jane nxjere.Po si do i ligjeroje qe jane bere me drog me pune te zeze,po te gjitha keto jane shkelje ligjore shume te renda ne keto vende dhje ivestigimi i organeve ligjzbatuese te ketyre vendeve cojne ne telashe dhe procedim penal te gjithe punedhensesit, kodi penal i tyre ju sekuestron pasurine deri dhe me burg,shtetasve te tyre,qe i kane punesuar apo ndihmuar jashte ligjeve te vendeve te tyre.Apo do i genjeje dhe do jua fsheje rama ketyre vendeve perendimore. burimin e ketyre parave.Pra perendimoret e fusin shtate pashe nen dhe ramen dhe qelbesirat e tij ne pushtet.Dhe e dyta populli shqiptare qe ka punuar me djerse dhe ka paguar taksat dhe tatimet e di mire se amnistia qe do te beje rama eshte per te ligjeruar parate e vjedhura nga pushteti ppp ivestimet strategjike, tenderat ,koncesionet,inceneratoret, rruget,gjobat ndaj bizneseve familjeve emigranteve etj si keto.cmimet maramendese te ushqimeve gazit,energjise,taksat e larta,gjobat qe ju vene me policine bandite te tije.Pra te gjitha keto bejne qe populli shqiptare nuk e do dhe kurre sdo ta pranoje amnistine fiskale te vrasesve kriminej ne pushtet dhe te rames, se e di mire se ato para jau ka marre rama me dhune dhe terrorDhe ana tjeter futja e ketyre parave,qe do te jene miljarda dollare dhe euro do ta groposi perfundimishte jeten e shqiptareve ne shqiperi,se keto para do blejne te gjitha bizneset nuk do kete me mundesi shqiptari i thjeshte te bleje shtepi se keto do blihen me 10 fish nga paraja e krimit dhe pushtetit dhe popullit sdo i mbetet rruge tjeter vetem emigrimi,do iki nga syte kembet dhe nuk do pjyesi se ku do veje apo cvertiresi dhe peripeci do kaloi ne emigrim,sic po kalojne sot shqiptaret emigrant pa dokumenta rrugeve te europes.Shqiptaret duhet te bejne qendrese te forte per te mos lejuar kriminelen rama ta zbatoi amnistine fiskale.Ky do jete plumbi ne zemer qe rama do i japi popullit shqiptare.

  8. Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me diskutimin për ndryshimet kushtetuese të 2008-s, për të cilat siç tha është i vetmi që s’ka folur kurrë.

    “Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e beut të opozitës. Se në Shqipëri pasurohesh edhe duke ndenjur në opozitë.O shpellkari terra lexo projekt ligjin nuk behet fjale per parate e perfituara nga krimi e droga por ate para te fituar ne te zeze ne profesionet e kujdo,ne fund dhe salih metaj jane dakort

  9. Pse nuk shkruani per protesten madheshtore ne elbasan nga spiuni komunist salih metaj dhe per letren e kujtim gjuzit derguar amerikes per non gratan e salihut,media e shitur te rama e sorosi

  10. Më sillni një snajper”/ Anëtarja e “Rithemelimit”, revoltohet me kryeministrin: E heq nëna qafe, ta vras

  11. Sali Berisha i sotëm po fillon t’i ngjajë gjithmonë e më shumë Lulzim Bashës për nga (pa)fuqia për të zgjuar indin e protestës tek shqiptarët. Njëlloj si paraardhësi i tij, Doktori po konsumon shumë retorikë dhe pak aksion konkret.

    Sali Berisha po merr pëditë e më tepër trajtat e një Lulzim Bashe të dytë, madje-madje ky i fundit shfaqej dikur jo më i dobët se Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *