• |
ide | kryesore

Video/ Këpucët me flamur shqiptar e takimi me Potter: Chelsea zbulon detajet e ditës speciale të Brojës

-Instant, Sport, Video
këpucët



Goli i parë në Premier League me fanellën e Chelsea erdhi. Në ndeshjen kundër Wolverhampton, Armando Broja shënoi golin e 3-0, duke çliruar gjithë britmën e tij të ekzaltimit. Një e djathtë precize e nisur nga ato këpucët e verdha të stiluara me flamurin kuqezi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u hodh edhe njëherë si zëvendësues nga Potter, që vazhdon t’i japë besim. Shkodrani ishte impresionues në minutën e 90, kur u shmang ndaj dy mbrojtësve për të dërguar topin në shtyllën e largët me një saktësi kirurgjike.

Lexo më tej: Video/ Broja ‘shenjon’ me super-gol fitoren e Chelsea: City rimerr kryesimin, Haaland i pandalshëm

Chelsea ka dashur që ta bëjë edhe më të paharrueshme ditën speciale të 21 vjecarit. Në kanalin zyrtar, londinezët kanë treguar detajet e patransmetuara në në televizion. Mbërritja në Stamford Bridge, përgatitja për të zbritur në fushë, këpucët me flamurin shqiptar të Brojës… E pastaj goli e festa e shkodranit dhe takimi me trajnerin. Për Armando Brojën futbolli magjik i Premier League i ka hapur krejtësisht dyert dhe mbështetja e madhe e Blues tregon sa beson Chelsea tek futbollisti i rritur në Akademinë e tyre.

Në Stamford Bridge londinezët fiksuan një fitore 3-0 ndaj Wolverhampton, suksesi i tretë radhazi i Blues në kampionat. Megjithatë, formacionit të Potter iu desh gjithë pjesa e parë për të zhbllokuar sfidën. 1-0 i Havertz erdhi në shtesë të pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë, pikërisht në të 54′, Pulisic dyfishoi rezultatin me asistin e Mount. Wolves nuk hoqën dorë nga ndeshja dhe tentuan të kthehen në lojë, por në të 90-ën u dënuan nga Broja.

https://youtu.be/OetL8ryePVo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *