• |
ide | kryesore

“Ndalohen ngjyrat e Inter në zonat e Camp Nou për vendasit”: Barça izolon ngjyrat zikaltër vetëm në një sektor

-Instant, Sport
Camp Nou



Je tifoz i Interit? E ke fanellën zikaltër? Shallin? Kapelen? Epo, kushdo nga interistët që ka siguruar biletën për ndeshjen me Barcelonën, duhet të kujdeset të jetë në sektorin pritës të Camp Nou. Përndryshe nuk do të mund të veshë ngjyrat e besimit të tyre, nëse dëshiron të futet në stadium. E çuditshme, por është kështu, ndryshe nga ajo që ndodhi normalisht javën e kaluar, kur tifozët katalanas mundën të mbanin ngjyrat Blaugrana në çdo sektor ku ishin. Tifozët e Interit nuk do të mund të bëjnë të njëjtën gjë të mërkurën në mbrëmje.

Barcelona në fakt ka komunikuar përmes një shënimi zyrtar se “hyrja në Camp Nou zonat e tifozëve vendas nuk do t’u lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit”. Një detaj që nxjerr në pah klimën e zjarrtë që i pret zikaltërit në sfidën që vendos shumë për kualifikimin në 1/8 e Champions League. E ndezur në fushë, po ashtu edhe në tribuna. Fjalët e Xavi pas humbjes së javës së kaluar u pasuan nga akuzat e rënda të presidentit Laporta. Në shënjestër ishte arbitrimi. Në fund, thirrjet armiqësore të tifozëve Blaugrana, duket se e kanë shndërruar ndeshjen e nesërme në një betejë të vërtetë.

Interi shkon aty me vetëdijen se duhet thjesht të luajë shanset e tij sa më mirë që mundet. Por ishte e pashmangshme që kjo atmosferë gati intimiduese të mos i pëlqente klubit. Nga ana tjetër, hera e fundit që ata përdorën tone dhe sjellje të tilla në Barcelonë nuk përfundoi mirë për Blaugranat. Ishin kohët e remuntadës së dështuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *