• |
ide | kryesore

Në kërkim për kultivim lënde narkotike, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, pengmarrja, kana bis


Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë. Policia njoftoi se u vu në pranga Marjus Balo. Ai ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njofimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin Marjus Balo, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2021, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *