• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Mallakastër, humb jetën punonjësi i “Albpetrol” (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Ballsh. Mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ nga dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 64-vjeçar, Qemal Kamberaj.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos.

Makina ka qenë e kompanisë Albpetrol dhe dy personat e përfshirë në aksident janë punonjës të saj.

Mallakastër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *