• |
ide | kryesore

Igli Tare e deklaratat kundër Juve, Inter, Milan e Roma ndezin reagimet: “Të mendojë për futbollin e luajtur”

-Instant, F1, Sport
Igli Tare



Një fitil, të cilit Igli Tare i vuri flakën. Deklaratat e tij, gjatë një leksioni të mbajtur në Universitetin Luiss në Romë, ishin të forta. Duke përdorur temën “evolucioni i ligjit sportiv dhe profilet ekonomiko-financiare të kompanive”, Tare quajti ‘teknikisht të dështuar” Juventus, Inter, Milan e Roma. Deklaratat shpërthyen reagimet e tifozëve të cilët për orë të tëra në rrjetet sociale dhe radiot lokale nuk flasin për asgjë tjetër.

FAKTI

Pozicionimi i Igli Tare ishte sa i vështirë aq edhe i qartë: “Sot ka klube, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milan dhe Inter, të cilat teknikisht janë të dështuar. Por ata janë mbajtur gjallë nga fakti që sistemi ka nevojë për to”. Në këtë pikë, deklarata për Conference League (“kompeticioni i humbësve”) del në plan të dytë. Reagimet ishin të shumëfishta. Disa tifozë u kërkuan klubeve në fjalë të padisnin drejtorin sportiv të Lazios. Të tjerë i besuan ironisë (“asnjë sistem nuk ka nevojë për një drejtues si Igli Tare”). Akoma më keq kanë qenë regimet e një pjese tjetër, siç ndodh fatkeqësisht në rrjetet sociale, që e kanë mbuluar Taren me ofendime (edhe raciste).

REAGIMET

Sidomos mes romanistëve deklaratat kanë shkaktuar bezdi. Dikush kujtoi ligjin e shpërndarjes së borxhit, në të cilin u mbështet në vitin 2005 Lazio. Bardhekaltrit përfituan për të shtyrë shumën që i detyroheshin autoriteteve tatimore për më shumë se 20 vjet. Ky fakt ka ndodhur realisht, edhe pse shumë, pretendojnë se ligji është krijuar qëllimisht për të shpëtuar klubin e Lotitos. Në atë kohë, pati reaguar edhe presidenti i Lazio: “Kufizohem të vërej se nuk ka pasur asnjë favorizim, por është zbatuar vetëm një ligj i shtetit. Shumë folën pa e ditur situatën. Çështja vlen edhe për eksponentët e Lega Nord, të cilët ndër të tjera kanë harruar se kanë miratuar legjislacionin nga i cili ka përfituar Lazio”.

Padyshim që edhe mes tifozëve të Interit, Juves dhe Milanit, shumë kanë reaguar të mërzitur ndaj deklaratave të shqiptarit Igli Tare. “Tare merret me futbollin e luajtur, sepse kur flet për menaxhimin sportiv, ekonominë e sipërmarrjes dhe të drejtat e korporatave, është ai teknikisht i falimentuar. Të paktën për sa i përket Milanit”. Ngjarja u komentua edhe nga lacialët: “Po kënaqem, Tare ju bëri të dridheni keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *