• |
ide | kryesore

Rama bën diversion: Sikur mos të mjaftonte Putini, kemi edhe opozitën e rublave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në Përmet, kryeministri Rama nuk la pa sulmuar as opozitën, të cilën shpesh e quan “opozita e rublave”. Sipas Ramës, historia e opozitës me paratë ruse është më e gjerë sesa ajo që dimë.

“Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa”, tha Rama, ndërsa iu referua financimit rus të Partisë Demokratike.

Rama foli edhe për fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, duke thënë se “nuk është rastësi që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi, që i quajnë shqiptarët barbarë”.

“Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj.

Tani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UÇK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre.

Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi.

Sic nuk është kjo rastësi kjo më vonë, sic nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, tha Rama.



41 Comments

    1. CA OFENDIMI PER PUTININ. TA MARRI NEPER GOJE KY QE THA ME KA QI BABA GRUAN HE FEMIJEN E KA ME BABEN APO NUK OSHT KESHTU O MERO BAZE.

  1. Ku diversioni?! A doli qe Partia Demokratike kishte bere lobim ne SHBA me para ruse?! Po/Jo?!

    E po mos hani kar kot!

  2. Karta e Rames me Rusi e Putin eshte tashme e djegur ne syte e shqiptareve dhe Perendimit, sepse eshte i vetmi politikan ne Europe qe kerkon te mos i behet presion Beogradit per sanksione ndaj Rusise.

    I trembur nga nje organizim i ri i opozites, kur aleati i tij i rublave, Lulezim Basha nuk eshte me ne krye te saj, perdorimi i kesaj historie nga Rama eshte thike pas shpine per “aleatin”, pikerisht kur nuk ka akuza te verteta per opoziten.

    Rama ndermorri turin ne kohen qe shqiptaret mesuan propozimin e Çekisë, vendi kryesues i BE ne kete periudhe, lidhur me rikthimin e vizave per shqiptaret.

    Ky propozim dhe braktisja e darkes se KM ne Strasburg nga kreret e grupeve ne KiE tregon se Rama ka perpara “Dimrin e vetmise se madhe”, çka eshte nje ogur i keq jo vetem per të, por per gjithe shqiptaret qe në kaq vite gezuan levizjen e lire ne vendet Shengen.

  3. O Niku te futsha ne sume ty dhe bijaxhive te tjere si ty ketu me lart nje rrote kriku. Me mire me Putinin se me Sorros dhe Schawb koleren e njerezimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *