• |
ide | kryesore

27-vjeçari që u vra në Londër hyri në sherr të shpëtonte shokun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
27 vjeçari


Një 27-vjeçar shqiptar humbi jetën në një sherr me thika pranë një lokali në Leytonstone në Londër.

I riu i identifikuar si Lumturi Zeqja ndërroi jetë pas plagëve të marra ndërsa i lënduar mbeti edhe një miku i tij.

Mediat britanike shkruajnë se 27-vjeçari me origjinë shqiptare u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar pikërisht shokun e tij që mbeti i plagosur.

Një nga kushërirat e viktimës është shprehur se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe punëtor.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë. Prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij”, – tha ajo.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen”, – shtoi ajo. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *