• |
ide | kryesore

Video/ Pak sprinte e shumë kaos, e para si titullar shkon pa gol për Brojën e Chelsea: Nunez i jep fitoren Liverpool

-Instant, F1, Sport, Video
Chelsea



Ndeshja e parë si titullar për Armando Brojën me fanellën e Chelsea nuk shkon si duhet për shkodranin. 60 minuta në fushë, ndonjë sprint impulsiv e shumë paqartësi në 0-0 kundër Brentford për 22 vjecarin e kombëtares. Një ndeshje nën ton në fakt për të gjithë Blues, sepse edhe Pulisic e Sterling nuk është se bënë më shumë. Në ndeshjet e tjera fiton Liverpool me një gol të Nunez, që mjafton për të kaluar West Ham. Sukses edhe i Newcastle ndaj Everton ndërsa fitorja e vetme në transfertë është e Sothampton.

Lexo më tej: Video/ Broja ‘shenjon’ me super-gol fitoren e Chelsea: City rimerr kryesimin, Haaland i pandalshëm

Në gjithë pamundësinë për të thyer prapavijën e Brentford, Broja ishin lojtari më i rrezikshëm i Chelsea. Jo për konkluzionet, por për shpejtësinë supersonike, që i vuri në sprovë mbrojtësit kundërshtarë. E megjithatë shkodrani nuk përfitoi në asnjë rast, duke gabuar në ndonjë mundësi edhe konkluzionin. Në minutën e 60 erdhi zëvendësimi, bashkë me Mount, me Sterling e Pulisic. Londinezët vazhduan ngërcin dhe e mbyllën 0-0 me Brentford, duke ndalur hapin drejt vendit të tretë. 20 pikë për Blues, që ndjejnë tashmë edhe presionin e Manchester United.

SUKSES I LIVERPOOL DHE SOUTHAMPTON

Fitore e rëndësishme për Liverpool. West Ham i dorëzohet një goli të Darëin Nunez në minutën e 22. Asist i Tsimikas dhe uruguajani i dhuroi tre pikët Klopp, që është tani i 7 me 16 pikë e me një ndeshje më pak. Sukses edhe për Newcastle në shtëpi. Goli i Almiron në minutën e 31 mposhti Everton. Ia del edhe Southampton, skuadra e vetme fituese jashtë fushës. Për Saints golin e fitores kundër Bournemouth e shënoi Adams në minutën e 9. Southampton ngjitet në vendin e 14, vetëm tre pikë larg kundërshtarit të mundur, në vendin e 11.

Premier League England
AFC Bournemouth 0-1 Southampton
Brentford 0-0 Chelsea
Liverpool 1-0 West Ham United
Newcastle United 1-0 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *