• |
ide | kryesore

Topi i Artë i Benzema shpërblen edhe Lyon … falë një klauzole kontraktuale të 13 viteve më parë

-Instant, Sport
Lyon



Karim Benzema në orët e fundit ka fituar Topin e Artë. Trofeu i parë në karrierë për francezin, që ndihmoi Real Madrid të fitonte La Liga dhe Champions. Benzema realizoi 44 gola në 46 paraqitje sezonin e kaluar, duke u bërë kështu lojtari i 26-të që fiton çmimin e lakmuar personal. Suksesi i tij i bën të buzëqeshin Blancos, por edhe Lyon. Pikërisht kështu. Klubi francez, falë një klauzole kontrate të 13 viteve më parë, do të arkëtojë një bonus të konsiderueshëm.

Sulmuesi u transferua në Santiago Bernabeu nga Lyon në vitin 2009. Klubi spanjoll pagoi 35 milionë euro për francezin në atë kohë. Megjithatë, nëse do të arriheshin disa objektiva, Realit do t’i duhej të nxirrte më shumë para, deri në një shifër prej 41 milionë euro.

E, mesa duket, në marrëveshjen që solli në Madrid Benzema, kishte edhe një klauzolë për fitimin e mundshëm të Topit të Artë. Tani, 13 vjet më vonë, sulmuesi ka fituar çmimin dhe Blancos, siç raporton L’Equipe, duhet t’i paguajë 1 milion euro klubit të Ligue 1.

PRESIDENTI AULAS: “BENZEMA, NJË BURIM I MADH KRENARIE”

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk ka pasur kurrë dyshime dhe ka qenë gjithmonë i bindur se Benzema do të fitonte çmimin e lakmuar. Për 73-vjeçarin, suksesi i sulmuesit është një burim krenarie: “Është një burim i madh krenarie dhe emocioni, sepse Karim është një djalosh i Olympique Lyon. E kemi parë të rritet dhe e kemi parë të lulëzojë. E kemi parë të ketë sukses pothuajse në gjithçka që ka ndërmarrë. Ai nënshkroi kontratën e parë me ne dhe ne jemi krenarë. Është një burim krenarie me një mesazh, atë të shembullit. Karim ka luajtur vetëm për dy klube në të gjithë karrierën e tij”.

Presidenti Aulas nuk është i vetmi që ka festuar suksesin e Benzema. Edhe tifozët e Lyon festuan triumfin e francezit në rrugët e qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *