• |
ide | kryesore

Ndërroi jetë pasi u shoqërua/ Berisha: Policia po gënjen si me Klodian Rashën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Berisha ka vijuar me akuzat kundër policisë së shtetit duke e bërë përgjegjëse vrasjen e të riut. Sipas kryedemokrati, policët janë sjellë “shtazërisht” me 32-vjeçarin. Më tej, kreu i PD-së shprehet se nga informacionet e marra, i riu është është dërguar i vdekur në spital.

Fjala e Berishës:

“Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi. Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti. Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat. Ky akt shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe. Të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale. Siç e patë parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje.

Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto. Po të marrësh vrasjet nga policia në harkun 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku. Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta hajdutë për shpëtimin e jetës. Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole. E kam ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të. Burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare”, tha kryedemokrati.



5 Comments

  1. Komanda e Zbatimit të Ligjit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se para se ta transferonte në spital, ajo pati një atak në zemër në një stacion policie, u rrëzua dhe ra në koma.[2][3] Megjithatë, dëshmitarët okularë, duke përfshirë gratë që u arrestuan me Amini, thuhet se thanë se ajo ishte rrahur rëndë dhe se ajo vdiq si rezultat i brutalitetit të policisë, [4][5][6] gjë që u mohua nga autoritetet iraniane.

  2. KU JANE SORRAT QE PRESIN FLOKET PER SOLIDARITET DHE LIRI DHE ANTIIRAN thotë:

    KJO DO TE BEHEJ DICKA NDERKOMBETARE NESE CIA DHE MOSADI DO TE KISHIN NDERMEND PER COLOR REVOLUTION

  3. përson i besuar që në kohën e Berishës së parë në SHIK-un famkeq, i cili rikthehet në krye të një proteste në një moment krize botërore. Kovaçi madje tha së është krenar që kryeministri Rama i përmendi të shkuarën e tij në SHIK, por pyetja që shtrohet është, pse në CV e tij nuk e shënon këte fakt, meqenëse është kaq krenar?Po flet krye shiksi salih metaj,zakoni i tij i vjeter e therret perdorimin e te vdekurve per hallin e madh qe e ka zene,shko salih merr arkivolin dhe sulmo kryeministrine si ne 98

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *