• |
ide | kryesore

Protesta e pedagogëve, reagon Rama: Nuk është masive, por një pakicë!

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në një kohë kur sot është thirrur një protestë masive nga pedagogët para Universitetit Politeknik, ka reaguar duke thënë se rritje pagash nuk do të ndodh, për shkak se sipas tij një rritje ka ndodhur.

Rama hedh akuza edhe ndaj Sali Berishës, duke thënë se një “Non Grata” po e nxit këtë protestë , ndërsa thekson se nuk do të bëhet asnjë vetting për pedagogët.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk  do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” shkruan Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot në protestë kombëtare të gjithë qytetarët që të dalin në mbështetje të pedagogëve, e cila do të zhvillohet në orën 11:00, para Universitetit Politeknik.

Më herët edhe pedagogët njoftuan për protestën kombëtare që do të mbahet nesër. Ata kërkuan edhe mbështetjen e studentëve në kauzën e tyre, pasi nuk janë dakord me rritjen e pagës me 7% nga ana e qeverisë.



30 Comments

  1. Normal qe nuk jan shumic se jan ne rregull me pagen po ajo pakic qe esht do i ket nxjer opozita sa per te ber zhurm kot

  2. Po ai plakushi normale qe nuk do rri rehat.Po provon ne te gjithaa menyrat per te bere rremuje sepse nuk jeton dot pa rremuje

  3. Nje proteste pa lidhje dhe pa vend.Te gjithe po pergatiten te kursejne energjine elektrike per te kaluar dimrin pa shume veshtiresi keta dalin e kerkojne qiqra ne hell

  4. Kto port’halet tona e bejn qimen tra po qe jan sa pedagog “te ndritur” qe shkojn pes her gjat gjith vitit ne msim edhe tani dalin e kerkojn rritje rroge

  5. Sikur nuk ngopen me ato qe i marin studenteve te shkret per te kalu provimet po duan edhe rrogen me shum se normal duhen mush xhepat plot

  6. Kur ta bejn punen tamam e jo te shkojn kur ti teket ne leksione e seminare atehere te dalin e te kerkojn qiqrra ne hell

  7. Normal qe sdo dalin te gjithe pedagoget ne proteste se sjane budallenj sespe aq sa ajpin do marrin as me shume e as me pak

  8. pakica e pd si gjithmone qe pret krah prej nesh studentave se ndryshe sja dalin dot vete po nje mut te madh do marrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *