• |
ide | kryesore

“Van Basten është si Shën Maria”: Galliani nuk e harron kampionin holandez: “Edhe tani gjunjëzohem kur e shoh”

-Instant, Sport
Van Basten



Monza po shijon ende kalimin në raundin e parë eliminator të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Juventusin në janar. Ndërkohë, Adriano Galliani, mendon për ndeshjen e së shtunës kundër Milanit në kampionat. Drejtori ekzekutiv i klubit ka rijetuar disa momente të paharrueshme nga e kaluara e tij kuqezi, që e bën ndeshjen speciale: “Milani ka patur tetë topa të artë, por Marco Van Basten mbetet i pashlyeshëm në zemrën time. Ai ka fituar vetëm tre topa të artë sepse ndaloi së luajturi në moshën 28-vjeçare. Por mendoj se nëse Van Basten do vazhdonte, do të kishte fituar të njëjtin numër si Messi apo Cristiano Ronaldo”.

Holandezi fitoi trofeun prestigjioz në 1988, 1989 dhe 1992, dhe më pas i vari këpucët në gozhdë në 1995. E kjo pas dy vitesh pasiviteti total për shkak të problemeve me kaviljen: “Van Basten është i vetmi lojtar për të cilin, kur e shoh, ende gjunjëzohem. – shpjegoi Galliani -. Ai qesh, por unë i them që për mua është si Shën Maria! Për mua është lojtari më i fortë nga të gjithë lojtarët që kanë kaluar në Milano dhe Monza”.

Intervista me Dazn ishte gjithashtu një mundësi për të folur edhe për të tashmen: “Monza është ekipi i zemrës sime dhe i qytetit tim. Ekipi që kam mbështetur që në moshën pesëvjeçare, ëndrra e jetës sime. Se është në Serie D, C, B apo A, asgjë nuk ndryshon në pasionin tim. Fitimi i Serie C më ka dhënë të njëjtin gëzim si fitimi i Serie B. Kalimi në Serie A është diçka e pabesueshme, por pasioni im është i pavarur nga niveli. Kur shoh që Milani, Monza, Napoli – sipas rendit alfabetik – janë në të njëjtin kampionat, ende nuk e besoj. Është një ëndërr e përjetshme që është realizuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *