• |
ide | kryesore

Bregu: Siguruam lëvizjen e lirë në rajon, për studime e biznese, pa asnjë barrierë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit, miratuan sot 3 marrëveshje të rëndësishme rajonale: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që drejtohet nga Majlinda Bregu, është partneri kryesor i këtyre negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit.

“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu” – tha Bregu në fjalën e saj në këtë takim duke premtuar se RCC do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar zhvillimin e rajonit, perspektivën dhe sigurinë e tij në BE.

Pak pas mbarimit të takimit, Bregu ka përshëndetur këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e ka falenderuar dhe gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje të madhe, gati 2 vjeçare: “Ça të themi? E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm. Tre marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot. Kosova dhe Bosje Hercegovina tashmë s’do të kenë më murin e vizave mes tyre. Të rinjtë s’do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit. Tashmë, infermierët, mjekët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa. Ndalesa e rradhës, arritja e roaming mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët. Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë, me arritje konkrete dhe përunjësi ndaj qytetarëve të rajonit”- shkruan Bregu.

Të tre marrëveshjet pritet të nënshkruhen në Samitin e drejtuesve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, ku do të marrë pjesë dhe Bregu

 


7 Comments

  1. Po per akuzat per abuzim me fondet nga kjo dhembderrja perse nuk flisni

    RCC nis procesin ligjor dhe diplomatik, për të zbuluar arsyet e sulmeve dhe trillimeve, ndaj organizatës dhe Sekretares së Përgjithshme.

    RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.
    Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake news), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu.

    1. “”për të zbuluar arsyet e sulmeve dhe trillimeve,”

      Pra vete RCC i quan ‘ Sulme dhe Trillimi”.

      O mjeran , mesi prite qe nje gazete serbe ne Malin e zi te krijoje nje lajm te rreme , ( dhe gazetat e tjera te rajonit e quajne lajm te rreme) , per te filluar nxjerrjen nga goja e asaj qe te permban rroza e trashe

      1. Ne duam qe dipllomat ti njohi franc.gjermani italjani suedia zvicra e tjera jo jserbiia bosnja apo makedonia ne duam te levizim ete punojm ne perndim dhe jo ne lindj sukses imadh nuk e kuptj per 30 vjet sa shum keni arritur shqiptart shkojn ne perndim qeveria shkon ne lindje

    1. Mareveshje leshi, sukses i baxhelles shqiptare .
      Tani o burra drejt Bosnje-Hercegovines.
      Por kujdes, vetem mjeket, stomatologet dhe arkitektet.
      O baxhelle, pse nuk i thua atij kunatit tend, lider i klaneve mafioze te Camorras, se kushedi na i njohin diplomat edhe ne bastionet siciliane te mafias, vecanerisht diplomat per laborant droge apo menaxhim prostitucioni.

  2. @a

    Mjeran je ti o kokeloqe qe i del ne krah nje kurve si kjo qe eshte me ze e figure dashnorja e Kmutit apo dhe ky eshte lajm i rreme. Per te mos fol sic tha dhe dikush me siper per kunatin e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *