• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Franchi: Fiorentina barazon në të 90′, Mkhitaryan i jep fitoren Inter në të 95′

-Instant, Sport, Video
Mkhitaryan



Inter rrëmben një fitore të çmendur në Artemio Franchi, duke kaluar 3-4 Fiorentinën atëherë kur nuk besohej më. Pas 3-3 të Jovic në fund të kohës së rregullt, Mkhitaryan vendosi rezultatin me golin e minutës së pestë shtesë. Fitorja e tretë radhazi e Inzaghit, që i përgjigjet kështu Milanit. Kuqezinjtë mposhtën 4-1 Monzën e ish-pronarit të tyre Berlusconi, të tërhequr nga Diaz.

FIORENTINA – INTER 3-4

Interi mundi 3-4 Fiorentinën në javën e njëmbëdhjetë të Serie A dhe mori fitoren e tretë radhazi në kampionat. Ndeshje e çmendur në Franchi. Fiorentina rikuperoi avantazhin e menjëhershëm të dyfishtë të zikaltërve nga Barella-Lautaro me golat e Cabral (penallti) dhe Ikone. Lautaro sërish, po me penallti, gjeti 2-3 çerek ore përpara fundit, por Jovic arriti edhe njëherë barazimin në të 90′. U duk fundi, por Mkhitaryan shënoi golin e fitores në minutën e fundit të shtesës.

Interi e nisi fuqishëm dhe përfitoi nga dy gabimet e Fiorentinës në qarkullimin e topit. 2-0 me golat e Barella dhe Lautaro në cerek ore lojë. Pas 15′ ndeshja dukej se tashmë ishte adresuar, por në vend të kësaj një penallti e dhënë për Violat falë VAR (i transformuar nga Cabral) e riktheu Fiorentinën në lojë. Në pushim shkohet në 2-1 për zikaltrit. Skuadra e Italianos perfeksionoi rikthimin pas një ore me 2-2 e Kouamé. Interi u duk në prag të kolapsit, por ishte edhe njëherë Lautaro ai që i ringjalli duke marrë një penallti dhe duke e transformuar për rezultatin 3-2. Loja e mbaruar? As në ëndërr, sepse Skriniar dhe shokët e tij e lanë veten të befasohen sërish dhe Jovic firmosi barazimin 3-3. Por Inter pati forcën të gjejë në fund fitoren (përfundimisht) falë Mkhitaryan.

MILAN – MONZA 4-1

I tërhequr nga një Brahim Diaz i jashtëzakonshëm, më pas i detyruar të largohet për shkak të dëmtimit, Milan mposhti Monzën 4-1. Kuqezinjtë arrijnë kështu Napolin në krye të renditjes. Mendoi spanjolli të sistemojë ndeshjen. Në minutën e 16 ai theu Di Gregorio pas një vrapimi prej 35 metrash. Në të 41′ ai dyfishoi me një të majtë kirurgjikale. Në minutën e 65′ erdhi edhe goli i parë në Serie A i Origi, në të 70′ ai i Ranocchias. Llogaritë i mbylli në të 84′ Leao.

Në natën e emocioneve të mëdha, të kthimit si kundërshtar të Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, triumfoi Milan. U deshën, në fakt, dy drithërima të vogla të një talenti të pastër, që do t’i kishin pëlqyer shumë ish-pronarit të paharruar të Milan. Brahim Diaz bëri pothuajse gjithçka. Dy xhevahire që shënuan fitoren e katërt radhazi të kuqezinjve në kampionat dhe lejuan Stefano Pioli të arkivojë në një pjesë loje Monzan. Një vend i parë i arritur, para transfertës vendimtare të Champions League në Zagreb.

Serie A Italy
Salernitana 1-0 Spezia
AC Milan 4-1 Monza
Fiorentina 3-4 Inter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *