• |
ide | kryesore

Rama mbron inceneratorin e Fierit: Është vepër e rëndësishme

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarë të Fierit u ndal dhe tek akuzat e opozitës për incineratorët. Sipas tij, nuk mund të kriminalizohet një vepër reale dhe prekshme për banorët e Fierit si impianti i mbetjeve. Rama mes të tjerash theksoi se është një vepër e rëndësishme dhe e prekshme në jetën e banorëve të Fierit.

Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu se ata që marrin përsipër të bëjnë një rrugë e 2 punë, atë për objektivin dhe atë për xhepin e vetë kanë vendin diku tjetër teksa ka shtuar se nuk mund të përbalten të gjithë njësoj.

Edi Rama:

Ju kujtohet se çfarë bëhej këtu apo jo? Njëherë këtu kam jam unë, ishte llum, nuk kishte fare asgjë. Atëherë si bëjmë? Vetëm duke ecur drejtë dhe duke bërë më të mirën. Si mundet ne ta pranojmë se një vepër kaq e rëndësishme? Kaq domethënëse dhe kaq reale, e prekshme në jetën e banorëve të Fierit, për mushkëritë e fëmijëve, të të moshuarve dhe të të gjithë atyre që jetojnë në Fier, siç është impianti i trajtimit të mbetjeve. Ai na ka dhënë mundësinë ta fshijmë atë kodrën e turpit të plehrave që rrinte aty dhe qelbte gjithë ajrin e Fierit prej 30 vjetësh. Ai të kriminalizohet për shkak se në procesin e ndërtimit të këtyre impianteve ka pasur veprimtari korruptive? Si mund të flitet për 450 milionë euro? Si mund të vidhen paratë që nuk janë derdhur? Si mund të flitet? Është një përrallë. Impianti është aty dhe kodra që tymoste, nuk është aty. Nëse nisemi në një rrugë për të arritur një objektiv dhe në atë rrugë dikush nga ne bën 2 rrugë, edhe punën për objektivin edhe punën për xhepin e vet. Ne të tjerët nuk mund të përbaltemi njësoj. Ai e ka vendin diku tjetër, nuk e ka vendin në rrugën tonë dhe ata që bëjnë të tilla, ata dënohen. Nuk kriminalizohet rruga jonë e përbashkët dhe gjithë puna që ne bëjmë. Veprat që ne ndërtojmë janë aty dhe janë në shërbim të njerëzve, këto janë prona publike.



11 Comments

  1. Ore, sa llafazana paskeni qene ju te Lapsit o burre ?
    Tjetri mbron biznesin e vet, ju thoni pse e mbron. Ju paska lene mendja fare me duket.

  2. Kush eshte votues I pd dhe lsi eshte kunder dhe beson fjalet e sales dhe likes kush eshte votues I ps eshte pro dhe beson fjalet e edvinit.

  3. Rama eshte mbrojtes i cdo te keqe, krimi, korrupsioni te ministrave dhe gjithe administrates se tij sepse eshte vete koka dhe frumezuesi i gjithckaje kriminale qe ben administrata e tij ne bashkepunim me krimin e organizuar.

  4. Vazhdo e vidh plako

    se keti populli ajo pjes qe te voton

    edhe ti qish familjarisht te na rroj partia thone

  5. Ti je specie e veçante o pallosh . per ty tupi ka marre arratine me kohe . Ose ndoshta nuk ke pas ndonje here turp oj kurve e gjate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *