• |
ide | kryesore

SHBA e BE kërkojnë shtyrjen e afatit për targat, Kurti nuk tërhiqet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për konvertimin e targave. Qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i konvertojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë Kurti tha se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj. Dhe, në vend se të jetë data 1 tetor, është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, tha ai.

Më tej ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në “RKS”.

“Fushata vazhdon, përmes mediave, takimeve me të gjithë akterët që targat RKS të shtohen e ato KM të hiqen. Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”. Kështu vijoi deklaratën Kurti.

Lexo më tej: Ambasadori i SHBA në Kosovë: Nuk jemi të kënaqur me afatin për targat, shpresojmë se do të zgjatet 

Ka qenë SHBA dhe BE ata që kanë kërkuar shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj. Pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri.

Vendimi për targat ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, u shty për një muaj pas incidenteve që ndodhën në veri të vendit.

Qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i konvertojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.



4 Comments

  1. NUk e kuproj kete qe GDP e vendit te tij ja financon 40% Eu dhe USA, kur bo si i forte. Ule koken idiot se po flet ne emer te 2 milione personave qe duan buke e paqe..RRK

  2. Insistimi i SHBA dhe BE,per te zgjatur afatin per disa muaj,shenje e keqe!Eshte thjesht,nje mbeshtetje,per veprimet jashtligjore (qe edhe vete SHBA dhe BE,nuk do t’a lejonin,kete loje me targat) te Serbise,por edhe nje arsye akoma,per te mos i dhene te drejten e vizava Kosoves.Nga njera ane amerika dhe europa,kerkon mareveshje mes Kosoves dhe Serbise,dhe nga ana tjeter,i thote kosoves,qe mos e kundershto Serbine,por leje te beje c’te doje,ne teritorin e Kosoves,se ashtu “duam ne”.Pse???????? Edhe e njohin si shtet,Kosoven (megjithese pese shtete te BE akoma jane me serbine),edhe nuk e lejojne te administroje shtetin e vet.Kurti,po vepron si cdo kryeminister,do te vepronte ne cdo shtet te botes.Sa i takon mbeshtetjes financiare,qe na permendet-40 perqine e gdp-Serbia merr shume me teper perqind,fonde prej amerikes dhe be,por edhe mbrojtje per serbine,qe te mos e preki asnjeri,ne sedren e tyre fashiste-pushtuese dhe agresivitetin e tyre!Turpi qendron tek amerika dhe BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *