• |
ide | kryesore

SHBA gati të armatosë me anti-ajrorët ‘HAWK’ Ukrainën

-Instant, Arkiva, Planet
shba



SHBA po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore HAWK.

Ky sistem kundërajror është më i vjetër dhe do të merrej nga stoqet e ushtrisë amerikane për t’i ndihmuar forcat e Kievit që të rrëzojnë dronë dhe raketa ruse, thanë zyrtarët amerikanë.

HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger – që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi – që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.

HAWK është i ndërtuar sipas teknologjisë së epokës së Vietnamit. Por, që atëherë sistemi është përditësuar disa herë.

Sistemi HAWK është paraardhës i sistemit të mbrojtjes raketore PATRIOT. Ai prodhohet nga Raytheon Technologies. Këtë sistem SHBA-ja ka thënë se nuk do ta dërgojë në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni do t’i japë Kievit sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore. Premtimi erdhi pas një vale shkatërruese të sulmeve ajrore të kryer gjatë këtij muaji nga Rusia ndaj caqeve cilivile dhe infrastrukturës ukrainase.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka dërguar ndihmë ushtarake në Kiev. Ato shkojnë në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh.

Lexo më tej: “Të digjen fëmijët ukrainas”/ Pezullohet prezantuesi i TV rus Anton Krasovsky 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *