• |
ide | kryesore

Italia nis hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Italia ka nisur hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal, sipas raportimeve të mediave të huaja. Hetimi po kryhet me në bashkëpunim me zyrtarët e taksave dhe ka dyshime se Pfizer mund të ketë përfituar 1.2 miliardë euro nga filialet e saj në SHBA, për të mos paguar taksat në Itali.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, megjithatë nuk ka ende deklaratë zyrtare nga autoritetet italiane, ndërsa hetimi vazhdon.

Një përfaqësues i industrisë farmaceutike shumëkombëshe, Pam Isele, tha mbrembjen e djeshme se “Pfizer respekton rregullat dhe ligjet e Italisë” dhe se “këto janë kontrolle të thjeshta”.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, hetimi ka të bëjë me periudhën nga viti 2017 në 2019, përpara shpërthimit të pandemisë së re të koronavirusit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *