• |
ide | kryesore

Video/ Brighton turpëron Chelsea, Potter përfshin edhe Brojën në disfatë: ja rezultatet e Premier League

-Instant, Sport, Video
Brighton



Në javën e 14 të Premier League, Manchester City i Guardiola mposht 1-0 Leicester e merr përkohësisht kryesimin falë De Bruyne (49′). Super përmbysje e Tottenham të Antonio Conte, që fitoi 3-2 në të 92′ falë Bentancur, pas disavantazhit 0-2 kundër Bournemouth. Kthim i hidhur i Potter në Brighton, me Seagulls që shpartallojnë 4-1 Chelsea: në fushë 10 minutat e fundit edhe Broja, kur rezultati ishte vendosur. Poker i Newcastle ndaj Aston Villa.

BRIGHTON – CHELSEA 4-1

Nuk mund të kishte një rikthim më të keq për Graham Potter në stadiumin Amex. Kundër Brighton që e kishte stërvitur deri në transferimin te Chelsea shkon keq. Seagulls mposhtin Blues 4-1. Barazimi zgjati vetëm 5 minuta, pastaj Trossard me një asist të Mitoma, kaloi Kepa dhe ekzaltoi tifozët vendas. Pas 9′ mbërriti dyfishimi me autogolin fatkeq të Loftus-Cheek, në zhvillimet e goditjes nga këndi. Në të 42′, erdhi autogoli i dytë i ndeshjes. Këtë herë protagonist i pavullnetshëm ishte Chalobah, i cili futi në portë krosin e Estupinani, duke mbyllur pjesën e parë 3-0. Në fillim të pjesës së dytë, Potter ndryshoi portier duke futur Mendy, ndërsa në të 48′ Havertz shkurtoi diferencën pas asist të Gallagher. 10 minutë në fushë edhe për Brojën, që zëvendësoi Pulisic, megjithatë, Seagulls mbyllën ndeshjen në minutën e 92-të me golin e Gross. Fitorja e parë për De Zerbi në pankinën e Brighton dhe humbja e parë për Chelsea në epokën e Potter.

BOURNEMOUTH-TOTTENHAM 2-3

Merr frymë i lehtësuar Tottenham e Antonio Conte, që nga 0-2 fiton 3-2 ndaj Bournemouth. Spurs në vendin e tretë, në zonën Champions League. Heroi i 50 minutave të para për Cherries është Kieffer Moore, i cili në minutën e 22-të përfitoi nga asisti i shkëlqyer i Tavernier për avantazhin. Pastaj në minutën e 50-të gjeti shtyllën e largët me një goditje me kokë, në krosimin e Smith. Shtatë minuta më vonë, Sessegnon riktheu Spurs në lojë, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të me goditjen me kokë të Davies. Pikërisht kur barazimi dukej i pashmangshëm, erdhi përmbysja. Bentancur provoi dy herë në zhvillimet e një goditje këndi, duke shënuar 3-2 në minutën e 92-të. Conte tani është i treti me 26 pikë, megjithëse City (29) dhe Arsenal (28) kanë respektivisht një dhe dy ndeshje më pak se Spurs.

NDESHJET E TJERA

Newcastle e ekzagjeron dhe merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsea me një 4-0 fenomenale ndaj Aston Villa. Wilson me penallti zhbllokoi ndeshjen, pastaj u bë protagonist edhe mes minutave 56′ e 59′. Fillimisht shënoi dygolëshin personal, pastaj shërbeu asist për Joelinton. Në fund Almiron vendosi ndeshjen dhe Magpies janë -5 nga City e -4 nga Arsenal. Crystal Palace mposhti 1-0 il Southampton, duke marrë fitoren e tretë në 5 ndeshjet e fundit. Në Selhurst Park vendosi goli në minutën e 38′ i Edouard. Crystal Palace ka tashmë 16 pikë, ndërsa Southampton mbetet në kuotën 12. Përfundoi 1-1 mes Brentford e Wolverhampton, ndërsa Manchester City mposhti Leicester. Një kryevepër e De Bruyne me goditje dënimi e dërgon Guardiola në krye të renditjes. Citizens kalojnë për momentin Arsenal, që luan nesër kundër Nottingham.

Premier League England
Leicester City 0-1 Manchester City
AFC Bournemouth 2-3 Tottenham Hotspur
Brentford 1-1 Wolverhampton Wanderers
Brighton & Hove Albion 4-1 Chelsea
Crystal Palace 1-0 Southampton
Newcastle United 4-0 Aston Villa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *