• |
ide | kryesore

Mjekët në prokurori, nxjerrin mashtrimin e Ardi Veliut për Lear Kurtin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



6 mjekët e turnit të natës së 19 Tetorit në Spitalin e Traumës i thanë prokurorëve se policët e sollën Lear Kurtin të pajetë në spital. Mjekët thanë se u përpoqn ta rikthejnë në jetë 32-vjeçarin, por nuk ia arritën, pasi ishte tepër vonë.

Të njëjtën gjë, bluzat e bardha e kishin shënuar edhe në kartelat mjekësore të spitalit, por kjo u shndërrua në çështje, pas deklaratave të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, një strukturë që drejtohet nga Ardi Veliu.

Fill pas ngjarjes, AMP nxorri në media një version të kundërt të ngjarjes, sipas të cilit Lear Kurti ndërroi jetë në spital dhe jo në komisariat.

“Për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë” u tha në njoftimin e parë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Në njoftimin e dytë, policia e modifikoi qëndrimin duke thënë se “shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”.

Vendi se ku ndërroi jetë Lear Kurti u përcoll si një ndër pikat e errëta të historisë së ndalimit dhe keqtrajtimit të 32-vjeçarit nga policia.

Lexo edhe: “O noku më mbytën”/ Miku i Lear Kurtit rrëfen momentet e tij të fundit

Lexo edhe: Vdekja e Lear Kurtit/ Eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të gëlltisësh një qese 5×5 cm

Lexo edhe: Pse iu bë autopsia Lear Kurtit në 5 të mëngjesit? Karamuço: 5 gënjeshtrat që u thanë në këtë ngjarje…

Sipas dëshmisë së shokut të Lear Kurtit, ai ndërroi jetë në ambjentet e komisariatit. Kjo është arsyeja se përse hyrja e tij nuk u shënua në regjistra apo se përse policët nuk pritën ambulancën, pasi e kishin telefonuar atë.

Në vend të ndihmonte në gjetjen e të vërtetës dhe të nxirrte përgjegjësinë e policisë, duket se Agjensia e Mbikqyrjes Policore u përdor për manipulimin e historisë.

Karriera e Ardi Veliut mes manipulimit të ngjarjeve

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu ka ndërtuar një karrierë mes manipulimesh të ngjarjeve si drejtues i policisë.

Në rastin e Klodian Rashës, kur Veliu ishte në krye të Policisë së Shtetit u raportua gjetja e një pistolete pranë trupit të viktimës. Qëllimi qe ngritja e një skenari sikur Rasha ishte i armatosur, një fakt i pavërtetë.

Në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ishte Ardi Veliu që mohoi të kishte pasur mjete të fushatës zgjedhore në vendin e ngjarjes, ndërkohë që më vonë prokuroria tha se kishte gjetur postera, regjistra të patronazhistëve, karta identiteti të zgjedhësve etj.

Një tjetër rast që dëshmoi se si Veliu shfaqet në krah të policëve që dhunojnë në mënyrë të padrejtë qytetarët ishte ai i një të riu që u rrah se kishte dalë nga shtëpia gjatë ditëve të pandemisë. Në vend të dënonte aktin e policëve, Veliu nxorri një video të nënës së djalit të dhunuar, që luante me një pistoletë lodër, duke thënë se ai vinte nga një familje me probleme.

Hetimet për Lear Kurtin

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Sipas policisë ai u ndalua “sepse po qëndronte përpara një biznesi” dhe u shoqërua në komisariat me furgon. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë. Sipas vetë policëve Lear Kurti ka shfaqur gjendje të fikëti dhe vështirësi në frymëmarrje.

Por në vend se t’i ofronin ndihmën e parë policët e kanë “shkundur” fizikisht Lear Kurtin me shpresën që ai të përmendej plotësisht. Pasi ai është përmendur, policët janë nisur ta çojnë në qelitë e komisariatit Nr.3.

Teksa ka shkuar në ambientet e policisë, Leart Kurti nuk ka dashur të zbriste nga makina duke kapur me forcë sediljet e mjetit. Gjëndja e Kurtit, thonë policët është përkeqësuar duke humbur ndjenjat dhe i ka ikur gjuha brenda. Policët kanë bërë përpjekje për nxjerrjen e gjuhës dhe gjatë këtij procesi kanë çarë me duar bluzën e Leart Kurtit. Kurti është lënë disa minuta në dhomën e shoqërimit por më pas gjendja e tij shëndetësore u përshkallëzua ndjeshëm.

Polica ka njoftuar ambulancën, por për shkak se urgjenca po vonohej Lear Kurti është transportuar me makinë policie drejt spitalit ushtarak.

Prokuroria i akuzon policët për “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”.

Ekspertiza u krye në mënyrë urgjente dhe pa prezencën e asnjë prej familjarëve. Në përfundim u tha se në stomakun e të riut u gjet një qese e vogël me lëndë narkotike.

Nga rezultatet paraprake të autopsisë rezultoi se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. Megjithatë familjarët e tij nuk e kanë pranuar se Kurti ishte konsumator i kokainës./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/10/24/kronika-sa-here-ka-mashtruar-ardi-veliu-ne-dem-te-viktimave/



14 Comments

  1. Une nuk kuptoj perse Prokuroria nuk merre te pandehur Veliu me nje rast te perseritur sic eshte ky bicim krimineli polic?

  2. Keta bejne keshtu se ketu nuk ka grupe anarkistesh qe tu vene bombat makinave te tyre , familjareve te tyre apo shtepive te tyre . Druja ka dale nga xhehneti , sidomos druja behet edhe me e domosdoshme kur fjalet nuk degjohen dhe insistohet ne markarallik politik . Duhen krijuar me patjeter grupet anarkiste . Ky vend duhet kaluar ne anarshi , revolucion dhe pastaj ne demokraci te shumices . Mbas ketyre fazave , kush te rroje ta shoh zonje Shqiperine dhe jo lavire ne duart e kurvave te politikes siç eshte sot .

  3. Gënjeshtra dhe manipulimi më i madh e Ardi Veliut filloi me të ashtuquajturën çështja Babale,por që në të vërtetë është çështja Xhafaj,që vazhdon me gjyqet maratonë me Salianjin.Në fakt Fatmir Xhafaj dhe Vëllai i tij duhet të ishin në burg.Fredi Alizoti personi që u manipulua mori Lekë dhe bëri gjysmën e dënimit.Ky mashtrim gjigand ku morën pjesë direkt Edi Rama,Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu është histori e denjë për një Rroman policesk.Gazetarët duhet të hapin letrat pa fund,sepse është histori interesante.
    9 TETOR 2018 E plotë/ Salianji publikon videon: Alfred Alizoti shantazhohet nga Ardi Veliu.
    Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar një video-përgjim që hedh poshtë versionin e Prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të ‘dëshmitarit X’ me Alfred Alizotin.Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

      1. Pushoni ore ju, adhji vjelliu po ha mut ariu. I paemer ta qi motren arqen arixhi hajmuti?
        Po nuk ke moter veteofrohu.
        Legen kurve.

  4. I vetmi aleat i formacionit të ri opozitar, të paktën më 12 nëntor ku ata kanë shpallur protstën para kryeministrisë është gazi lotsjellës që mund të hedhë policia nëse do të ketë veprime të dhunshme. Për të shtyrë më pas edhe dy muaj të tjera me historinë e gazit, në konferenca shtypi e panele.I pari ne rradhe eshte salihu,i dyti spiuni metaj ilir pastaj e kane te tjeret,shpellkar cecene kini respekt per rradhen.

  5. O byrek, po Sali Birrisha është doktor në profesionet e tjera është kokrra e amatorit që pëlqehet vetëm nga malokët dhe mashtrusit.

  6. O byrek i byrektores se foltares se spiuneve salih metaj,salih karaxhic berisha e ka treguar se cfare doktori eshte,me financimet e ppsh mbaroje shkollen pastaj koha per te qendruar me djemt e diktatorit enver,pastaj ju lepi ramizit qe ta bente kryetar opozite,ne spital ishte sekretar i pkomuniste shqiptare,ti shpellkar per cfare doktori flet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *