• |
ide | kryesore

Zgjidhet presidenti i ri i Brazilit

-Instant, Lajme, Planet
Presidenti i Brazil-it



Brazili ka zgjedhur të dielën presidentin e tij të ri. Luiz Inácio Lula da Silva mundi presidentin aktual Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke e ndaluar për të marrë për herë të tretë drejtimin e vendit 11 vite pas mandatit të tij të fundit.

Pas numërimit të të gjitha votave të hedhura në kutitë e votimit rezultoi se Lideri i Partisë së Punëtorëve mori 50.88% të votave. Rivali i tij grumbulloi 49.12% në një garë me të vërtetë të ngushtë.

“I vetmi që fitoi sot është populli brazilian”, deklaroi Lula pak para shpalljes së rezultatit.

Sipas komisionit zgjedhor, në zgjedhje morën pjesë mbi 120 milionë banorë. Votimi u krye në mënyrë elektronike dhe kjo ishte një arsye pse rezultati doli vetëm pas disa orësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *