• |
ide | kryesore

Kërcënuan me jetë një person që t’u jepte 150 mijë paund, arrestohet 29-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Kjo pasi ata akuzohen se kanë kërcënuar një person se do ta vrisnin nëse nuk u jepte 150 000 paund. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V.K, banues në Malësi të Madhe, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim 39-vjeçari me inicialet O.B. Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim. Policia vijon punën për kapjen e këtij personi.

Ka qenë shtetasi me inicialet T.M që ka bërë kallëzimin se këta dy persona po e kërcënonin. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *