• |
ide | kryesore

Mustafaj: Cilët janë përgjegjësit për dështimin e bashkimit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mustafaj



Tashmë dështuan negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit. Me anë të një deklarate, grupi i Alibeajt njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës. Për këtë pati disa ditë negociata intensive, por Berisha nuk hoqi dorë nga primaret. Për rrjedhojë grupi i Alibeajt do të dalë me kandidatët e saj në zgjedhjet e 14 majit. Besnik Mustafaj thotë se vendimi i Alibeajt për të mos gjetur një marrëveshje me Berishën, përbën lajm të hidhur, por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, – tha Mustafaj në një intervistë për ABC.

Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhe PS-së.

“Përgjegjës deri tani ishte Basha. Ai tani i ka dorëzuar çelëast. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi. Ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD-së për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, – tha Mustafaj.



2 Comments

  1. Shume analize e FELLE! Sa dite t’u desh ta sintetizoje?

    Fakti qe kishit shpresa se Alibeaj do te bente pakt me Berishen tregon se sa larg jeni nga realiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *