• |
ide | kryesore

Ushtria serbe kalon në gjendje gatishmërie për shkak të “situatës në Kosovë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie. Kjo për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tha se urdhër për këtë ka dhënë presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi vjen pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe.

Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri të Kosovës, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Vuçeviç tha për Televizionin Happy në Serbi se Vuçiç, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar që ushtria serbe ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake në atë pikë që të mund t’i përgjigjet çdo detyre.

“Serbia është një vend serioz. Ajo merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme”, tha Vuçeviç.

Lexo më tej: Kosovë/ Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe 

Ai shtoi se, mëngjesin e së martës, është bërë qortimi i parë për targat.

“Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se ne jemi të dobët, se mund të na maltretojnë dhe poshtërojnë. Ajo që duhet ta dijë populli, është se ushtria serbe është shumë herë më e fortë seç ka qenë, meriton respekt… Ne duhet të punojmë për më shumë staf, për armatim më të madh, për trajnim të forcave rezervë. Ne nuk po përgatitemi për luftë, por nuk mund të jemi plotësisht të papërgatitur për gjithçka që ndodh”, tha Vuçeviç.

Targat që i lëshojnë autoritetet serbe, konsiderohen të paligjshme në Kosovë. Por ato janë toleruar në veri të Kosovës që nga paslufta, më 1999.

Serbët në pjesë të tjera të Kosovës ka vite që i kanë regjistruar automjetet e tyre me targa që i lëshon shteti i Kosovës.

Çështja e targave është bërë shkas i tensioneve në veri. Verën e kaluar disa serbë lokalë janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Për të qetësuar situatën dhe me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit deri më 1 nëntor.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar sërish shtyrje. Shtyrje dhe për dhjetë muaj të tjerë. Aleatet janë shprehur “të zhgënjyera” me mosveprimin e Qeverisë sipas kërkesave të tyre.



3 Comments

  1. Ruajeni karburantin se do ngordhni nga te ftohtit, gjate dimrit o popull budalle, e mos harxhoni kot te lehura dhe karburant per te levizur ato rrangallat sovjetike, rreth kufirit te Kosoves. kur dihet qe spo trembin kend. Te pakten kaloni kufirin nja 50 cm, qe tju marr seriozosht ndonje Lajcako-perendimor,se po iu bie serioiziteti edhe tek ta.e pastaj s’iu pijne me uje lehje-kercenimet. Moren pak zemer te shkretet serbe,se u rren mendja qe ne rast perplasje ne kete moment, faji nuk u ngelet atyre. Ruajuni se mos po iu fusim ne kurth e po shperbehet Serbia. Kujdes Serbi, se Sanxhaku,Lugina,Toplica. deri ne Nish po presin momentin e pershtatshem. (Deri tani nga regjistrimi,mbi 115 mije shqiptare ne Lugine te Presheves,edhe pse numri i vertete eshte shume me i madh)Kujdes mos luaj me zjarrin,se ste mbrojne dot as bjello-ruset

  2. Kjo gadishmeria e serbeve vjen sepse ne qeveri jane dishepujt e Milloshevicit qe u ka ngelur sahati prapa.

    Sa pak paskan nxene pas 10 vite lufterash per ish Jugosllavine qe ua falen ne tavoline ne Londer dhe pasi e shfrytezuan 1 shekull, ne Lindje dhe Perendim, e lane ne gjak.

    Femijet e llastuar te Ballkanit, serbet, duhet ta kuptojne se kjo “loje luftash” do te demtoje vetem Serbine.

    1. Mos te kete fryk Kosova se ka dale garant Ramsesi per Viçiçin ” bene shaka thote lideri global, ja di mire mendjen”.
      Keshtu tha Ramsesi kur bleu arme Vuçiçi i ka per te dal gjah per udheheqjen, kur ka nje vend si i yni qe ka 3 helikopter qe nuk punojn,asnje tank dhe avion si dhe makina ushtakare te viteve 90 pse mos talli ka… Vuçiçi.🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *