• |
ide | kryesore

Shoferi i Ardi Veliut nën hetim, priste çanta me florinj nga Franca, ia niste vajza nga Parisi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliut



Shoferi i Ardi Veliut, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore është vënë nën hetim pasi akuzohet për trafikimin të sendeve me vlerë, kryesisht ora, florin e bizhuteri nga Franca drejt Shqipërisë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Policia e Shtetit ka marrë spunto nga disa informacione të sjella nga autoritet e drejtësisë së Parisit dhe ka nisur hetimet.

Prokurorët e Posaçëm kanë ushtruar edhe kontroll në banesën e Idrizajt, por nuk kanë gjetur asgjë kompromentuese dhe për momentin shoferi i Veliut po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Ai dyshohet se priste çanta me sende me vlerë nga vajza e tij që studion dhe punon në Francë. Florinjtë dhe bizhuteritë dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë në Francë dhe transportohen drejt Shqipërisë për tu shitur në treg të zi.

Vetë Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave. Tashmë SPAK së bashku me homologët e tij në Francë, janë duke kryer verifikime për të mësuar dhe mbledhur fakte rreth këtij trafiku të sendeve me vlerë. Momentalisht edhe Ardi Veliu e ka pezulluar nga ‘funksioni’, shoferin e tij personal./ Ora



8 Comments

  1. Ne çdo pisllik , paligjshmeri dhe krim do jete sezben dora e policise . Keta kriminela me uniforme jane me te rrezikshem se vete kriminelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *