• |
ide | kryesore

Këlliçi padi ndaj dy policëve: Më kanë dhunuar gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit
kellici, teatrit kombetar



Sot duhet të mbahej seanca gjyqësore pas padisë së deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi për disa policë. Sipas tij, ata e kanë dhunuar gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Megjithatë gjyqi është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mungesa e një prej të pandehurve.

Këlliçi gjatë fjalës së tij para mediave tha se natën ku u shemb teatri, është dhunuar nga punonjës policie vetëm se po mbronte një pronë që ishte trashëgimi kulturore. Ai tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund.

“Natën kur u shemb teatri, jemi marrë forcërisht nga policia, e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj. Policë që nuk kuptoheshin se ça ishin, jemi dhunuar. Unë atë natë u mora dhunshëm, u dërgova në komisariat në Kombinat, pse po mbroja teatrin Kombëtar. Kam kryer analizat mjeko-ligjore, dhe eksperti ka konstatuar dëme ndaj personit tim. Unë i kam thënë fjalën artistëve, aktivistëve, se do i shkoja çështjes deri në fund. Do të shkojmë në gjyq me ata policë, për të vërtetuar dhunën ndaj meje, Ata policë që kanë ushtruar dhunë atë natë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, pasi mungonte një prej të pandehurve. Do shihni çudira gjatë këtij procesi. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje. Nuk është vetëm Belindi. Skam qenë i vetëm atë natë në qeli. Inkurajoj çdo qytetar, që sa herë i shkelen të drejtat, të mos stepen dhe mos të kenë frikë.”, tha Këlliçi.



9 Comments

  1. Nje veprim i nxituar i Kellicit ne prag te fushates zgjedhore. Pse heshti deri sot ?!

    Qytetaret presin Drejtesi, por edhe urti nga politikanet e rinj.

  2. Uaaa… zemra vogel… Te qenkan mbushur syte me lote…

    Si mi te paskan dhunuar ty policet?!

    Keq, shume keq policet.

    1. Per ate jorgon dhe ate pa emer desha ti them qe te mbajme afer ate qurrashin velia se smban as shami ai zdromsi se edhe nevojtar eshte sa sa mezi u martua me pensionin e te jemes ….

  3. Jorgo Pallloqja mos u perkedhel shume si dylber mavi qe je se do vije dita kur do ta provosh dhe ti haxhi dajakun

    1. Faleminderit, por jua kam lene juve Revoluciokareve te poltronave. Dhe s’po perkedhelesha une, por ai dylberi yt arab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *