• |
ide | kryesore

Video/ Kean “pushton” Veronën, Alex Sandro i përjashtuar: fitorja e pestë radhazi, Juventus i treti

-Instant, F1, Sport, Video
Kean



Juventus mposhti Veronën 1-0, merr fitoren e pestë radhazi dhe vazhdon ngjitjen, duke arritur në vendin e tretë. Ndeshje e luftuar ajo në Bentegodi, ndaj një Hellas që nuk i mungoi impenjimi. Verona megjithatë vuan në mënyrë të tmerrshme për të gjetur rrugën e golit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ndeshja u vendos nga Kean në minutën e 61-të, me një asist të shkëlqyer nga Rabiot. Vendasit, në humbjen e 9-të radhazi, protestuan për një prekje me dorë në zonë nga Danilo (75′). Më pas Di Bello akordoi penallti për një kontakt Bonucci-Verdi, por VAR e korrigjoi. Në shtesë u përjashtua Alex Sandro (92′).

Lexo më tej: Video/ Fagioli i kujton Juventusit Del Pieron: super-goli i talentit i jep fitoren Allegrit në Lecce

Përpjekje minimale, rezultat maksimal. Një Juventus sigurisht jo “i bukur”, siç do të thoshte Massimiliano Allegri, por cinik dhe pak edhe me fat. Bardhezinjtë dënojnë Verona falë një shkëndije të Kean dhe ngjitet në renditje në vendin e tretë. Tani bardhezinjtë janë në zonën Champions, vetëm dy pikë prapa Milanit të vendit të dytë. E paimagjinueshme deri para disa javësh. Por sekreti i Zonjës qëndron mbi të gjitha në qëndrueshmërinë e mbrojtjes. Zero gola të pësuar në pesë të fundit, me po aq fitore. Përfshirë edhe këtë me vuajtje në Bentegodi. Nga ana e tyre, Hellas nuk e ndali pikiatën: humbja e nëntë radhazi dhe vendi i fundit në renditje. Pavarësisht se verdheblutë konfirmuan ndjesinë e të qenit gjallë edhe kundër Juves.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *