• |
ide | kryesore

Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër

-Instant, Lajme, Planet



Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate si presidenten e parë femër të vendit. Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në këto zgjedhje. Megjithatë ajo kishte dhe mbështetjen e partisë qeverisëse. Ajo mundi në zgjedhje ish-ministrin e Jashtëm, Anze Logar, një politikan veteran në radhët e konservatorëve.

Pirc Musar mori rreth 54% të votave ndërsa Anze Logar 46%. Sipas Komisionit Zgjedhor, pjesëmarrja në zgjedhje ishte në masën e 49%.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *