• |
ide | kryesore

“Të mos përshkallëzohet situata”, Kina reagon pas sulmit me raketa në Poloni

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Kina ka bërë thirrje për qetësi pas shpërthimit të raketës që vrau dy persona në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, kërkoi nga aktorët ndërkombëtarë vetëpërmbajtje.

“Në situatën aktuale, të gjitha palët përkatëse duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e situatës”.

Më herët, Franca kërkoi “kujdes maksimal” në vlerësimin se nga erdhi raketa. Ndërkohë që Presidenti Biden tha se nuk kishte gjasa se raketa të ishte nisur nga Rusia.

Sunak i Britanisë nuk ka deklaruar ndonjë opinion se kush ishte përgjegjës, por Downing Street kërkon që të ketë të njëjtën linjë me vlerësimin e presidentit amerikan.

Edhe vende të tjera kanë dhënë reagimin e tyre:

Presidenti i Estonisë Alar Karis tha për BBC se e shihte incidentin si një ngjarje të izoluar dhe bëri thirrje që lufta të ndalohej sa më shpejt që ishte e mundur.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai respektonte deklaratën e Rusisë që mohonte se qëndronte pas incidentit dhe besonte se Moska “nuk kishte të bënte me të”.

Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha se është e rëndësishme të dihen detajet e incidentit dhe të “veprohet në përputhje me rrethanat”.

Ndërkohë, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përfaqësuesit e G7 dhe NATO-s ishin të gatshëm për të ndihmuar Poloninë në hetimin e saj.



2 Comments

  1. O Lapsi pa maje a i lexoni lajmet ju apo sju intereson ti publikoni. Raketa eshte leshuar nga Ukraina dhe deklarata e sotme ben fjale per nje “gabim” njerezor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *