• |
ide | kryesore

Kryesia e PD miraton emrat e kandidatëve në primare për 18 bashki

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve në primare për 18 bashki të tjera të vendit. Në Bashkinë e Vaut të Dejës do të garojnë Kolë Shaben dhe Zef Hila. Në Pukë garojnë Astrit Kuçi, Demir Hyseni, Ndue Suma, Rrok Dodaj. Në Dibër garojnë Alketa Agolli, Besnik Alku, Fadil Begu, Ismail Uka, Margarita Markja dhe Përparim Noka. Në Bashkinë Mat do të garojnë Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Skënder Gjuci, Ymer Barçi dhe Nezir Rizvani.

Në Klos, Basir Çupa, Bedri Hoxha dhe Veri Kuka. Në Lezhë, Ergin Mataj, Kristian Gjidodaj, Maksim Kola, Pashk Gjoni, Pashk Ndoci dhe Salvador Kacaj. Në Mirditë, Aleksandër Lala, Albert Melyshi, Artur Lazri, Gjon Ndoj, Martin Biba dhe Saimir Kola. Në Kurbin, Alfred Daçi, Behar Haxhiu, Dalmion Dodaj, Edmond Shkoza, Gjergji Oroshi, Gjevalin Miri dhe Lindita Toma. Në Kavajë, Eis Xhihani, Fisnik Qosja dhe Isa Sakja. Në Vlorë garojnë Agim Subashi dhe Indrit Hoxha.

Në Rrogozhinë Shkëlqim Hoxha dhe Shkëlqim Kalemi. Në bashkinë Pogradec garojnë Oligert Muçollari dhe Zini Tollozhina. Në bashkinë Devoll garojnë Arbem Miza, Elvis Hajdërlli dhe Vojsava Bregu dhe Xhensina Kapo. Në bashkinë Fier garojnë Albano Zhapaj, Artur Mahmutaj, Denisa Muçaj Ermal Hamataj deh Evdar Kodheli. Në bashkinë Ura Vajgurore garojnë Florian Muhametaj, Thoma Rumnici dhe Gentian Meçi. Në Kuçovë garojnë Lefter Maliqi dhe Brikena Koroveshi. Në bashkinë Polican garon vetëm Behaj Xhaferaj. Në Skrapar garon Besnik Osmeni dhe Eugen Mustafallari.

Në mbledhjen e së martës Kryesia e PD miratoi kandidatët për primaret në 26 bashki të tjera.

Në Tiranë në garë janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkorçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Në Elbasan, kandidati i vetëm është Luciano Boçi. Edhe në Shkodër, kanditaturën për primaret e ka shpallur vetëm Bardh Spahija.

Për Durrësin janë në garë Armand Dervshi, Fatjon Kosta dhe Igli Cara. Në Librazhd Agron Mekshi, Arjanit Leka, Mereme Zeneli, Shaqir Kuka, Shefki Çota, Ndriçim Lila .Në Përrenjas Mehdi Leka dhe Suzana Topi.

Për Gramshin garojnë Hasim Çekrezi dhe Kodhel Çala. Në Peqin, Albert Kurti dhe Mustafa Pashja. Në Belsh, Bedri Qypi dhe Dritan Cani. Në Berat Kejdi Spahiu, Sazan Guri dhe Zija Ismail.

Në Lushnjë Eduart Sharka, Erion Kerçuku dhe Eurion Iliazi. Në Patos, Ardian Rama, Gazment Halimi dhe Sofie Alushaj. Në Mallakastër, Neim Begaj dhe Resmi Shanaj. Në Roskovec, Dhurata Malka, Nazar Plaka, Erdit Hazizaj. Në Divjakë, Aurel Malko dhe Gjergj Janko. Në Korçë, Entela Dvorani, Gjergji Gjata dhe Ledina Alolli. Në Maliq, Alfred Beberi dhe Alfred Gega.

Kandidati i vetëm për Kukësin është Atmir Sinamati. Në Tropojë, Besnik Dushaj, Feride Rahmanaj, Mimoza Hardajmataj, Xheme Nezaj dhe Jordan Memia. Në Has garojnë Bledar Lushi, Miftar Dauti dhe Nazlie Laçi. Në Vlorë, Alta Haluci, Hysmni Sharra, Luman Kapaj dhe Nada Daullja.

Në Selenicë, Bejto Alliaj, Dhurata Meçorapaj, Leonard Rakipaj, Jani Dapaj Klajdi Runaj dhe Sezai Balilaj. Në Delvinë, Bati Çuçuri, Hasan Alizoti dhe IIir Mehmeti. Në Sarandë, Ardit Cikuli, Armand Magllara, Robert Haxhi, Spiro Vaso dhe Ilir Nikollo. Në Konispol, Aleksandër Loloshi dhe Fatmir Shero. Në Shijak, Agim Rameta, Fabardh Gjata, Arstrit Hoxha dhe Ilner Vora.

PD- ja garon e ndarë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori i grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar. Ky i fundit madje se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *