• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga bashkëshorti

F1, Paparazzi



Rudina Hajdari ka konfirmuar publikisht ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë.

Disa kohë më parë ish-deputetja e PD-së në një dalje televizive zbuloi se ishte duke përjetuar një krizë bashkëshortore. E këtë krizë siç duket ish-çifti nuk e kaluan dot duke u ndarë nga njëri-tjetri.

E ftuar në “D-Night” teksa konfirmoi ndarjen, Rudina u shpreh se ata sërish ruajnë një respekt reciprok.

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur, por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri tjetrit, e ja kemi transmetuar dhe gocës dhe ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet ti përballosh, një ditë do s’do do të dalë e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa ti bësh bisht,”-përfundoi Hajdari.

Më herët gjatë një interviste të dhënë në “Wake Up”, ish-deputetja tha se jetesa në dy vende të ndryshme, që ka nisur që në vitin 2017, ka sjellë një ftohje mes saj dhe bashkëshortit, i cili jeton në SHBA.



2 Comments

  1. Ky,eshte problem i brendshem i familjes,dhe nuk ka te drejte asnjeri i jashtem,te jape mendim.Por edhe familja,kot e ka zvarrit deklarimin duke hepur me shume dyshime.Divorci,nuk eshte fundi i botes,jeta vijon per te dy palet.

  2. MOs e vri menjen se ka vjedh mami per ty! Dergjen te burgosurit se nuk i eshte dhene sateme “haraci”..Mallkim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *