• |
ide | kryesore

Shefi i zyrës së shtypit të Fifa-s, Swanson, del hapur në vendin e të diskriminuarve: “Jam gay”

-Instant, Sport
Swanson



“Unë jam këtu në Katar dhe jam gay”. Shefi i zyrës së shtypit të FIFA-s, Bryan Swanson, ka dalë hapur, në fund të konferencës për shtyp të mbajtur nga presidenti Gianni Infantino. E gjitha kjo në prag të fillimit të Botërorit të organizuar nga Katari, vendi ku homoseksualiteti konsiderohet krim. Swanson mori fjalën për të mbrojtur Infantinon, i cili sipas tij është viktimë e “kritikave” që vijnë “veçanërisht nga komuniteti LGBTQ+”.

Lexo më tej:Katari përkul FIFA-n/ Ndalon alkolin në stadiume 48 orë para nisjes së botërorit

“Do të doja të them diçka, duke përfituar nga kjo mundësi. Unë jam këtu në Katar në një pozicion të privilegjuar, përballë gjithë botës, si një burrë gay”, tha Swanson. 42 vjeçari, me origjinë nga Edinburgu, është një ish-reporter i Sky Sports. Swanson, që është shefi i marrëdhënieve me median në FIFA, që nga viti 2021, beson në sigurimet e Dohas se të gjithë vizitorët, pavarësisht nga orientimi seksual, do të jenë të mirëpritur: “Kam menduar shumë nëse duhet të ndaj apo jo, orientimin tim seksual – vazhdoi Swanson -. Në FIFA ne kujdesemi për të gjithë. Ne jemi një organizatë gjithëpërfshirëse. Unë kam disa kolegë homoseksualë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për debatin dhe respektoj plotësisht të drejtën e të tjerëve për të menduar ndryshe. E kuptoj. Por e di edhe për çfarë po luftojmë”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *