• |
ide | kryesore

Në Shqipëri punonte polic, në Itali ishte “skifter”, arrestohet i riu nga Shëngjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor. Sipas “Ballkanweb”, Klisman Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Por disa ditë më parë është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje të zgjatura duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet. Por duket se shkonte në Itali për të grabitur. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri.

Klisman Nikolli u prangos bashkë me bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar. Por tek dera i priste Policia. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një ‘BMW’ e dyshimtë, e cila lëvizte aty ku gjatë natë ndodhnin grabitjet./ BW



3 Comments

  1. “Ishte nene vezhgim ” ….. hahahahahahahahaaaaaaaaa
    O ju qifsha plicine e krimit . Ju jeni kriminela te gjithe , nga koka deri tek kembet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *