• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

-Instant, Arkiva, Kryesore
balla zhdukja e dosjes



Përgjimet që implikonin Taulant Ballën në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë azgjesuar me një vendim të përbashkët të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

Lapsi.al ka arritur të ‘zhvarrosë” vendimin e gjykatës, ku nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhet falë pikërisht për politikanin e lartë të PS.

Po si u përfshi Balla në këtë ngjarje dhe përse prokuroria vendosi ta përgjojë?

Gjithçka lidhet me një ngjarje e rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016. Aty u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosen 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim. Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me ministra të tjerë të kabinetit Rama.

Se çfarë ka folur Balla me ata për të cilët u vu në përgjim dhe se ç’biseda të tjera ka bërë ai me shokët e lartë të partisë kjo nuk dihet. Por dyshimi është se në disqet e regjistrimeve të prokurorisë janë thënë gjëra të rënda, pasi vetëm pak ditë më pas e gjithë kupola e pushtetit u vu në alarm. Urdhri me sa duket ka qenë i prerë: nuk duhet të ekzistojë asnjë provë për këto biseda. Dhe shumë shpejt, në datë 6 shkurt 2016 nga drejtoria e policisë Elbasan, oficeri Edvin Ndreu i çon një shkresë të çuditshme prokurorisë. Ai pretendon se me numrin e telefonit të shtetasit me emrin Taulant është bërë një lapsus. Pra ndonëse e përmendin vetëm me emër (ndoshta nga frika), ata bëjnë sikur e kanë ngatëruar gabimisht numrin e Ballës. Nga ky moment, menjëherë prokuroria ndërpret përgjimet, që imagjinohet se ç’duhet të kenë qenë deri sa ngjallën gjithë këtë pështjellim dhe i drejtohet menjëherë gjykatës.

Por, historia nuk përfundon këtu, sepse nuk mjafton që përgjimi vetëm të ndërpritet, por bisedat duhet të jenë aq kompromentuese sa edhe ato që tashmë janë të regjistruara duhet të shkatërrohen si prova. Dhe mjafton një ‘lapsus” që gjithë ingranazhi të vihet në punë.

Në datën 17 shkurt, pra me një shpejtësi maramendëse, gjykatsja Zamira Vyshka merr vendimin që çdo provë duhet të zhduket.

Në vendimin e saj prej 5 faqesh, që Lapsi.al arriti ta sigurojë thuhet shprehimisht se azgjesimi duhet bërë menjëherë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ironia më e madhe e vendimit është se ai shprehet se personi që është përgjuar, pra Taulanti, nuk duhet të njoftohet që është përgjuar. Pra me demek ai nuk dinte gjë.

Po me kë ka folur dhe çfarë ka thënë Taulant Balla tre ditë pas vrasjes në intervalin nga data 5 shkurt 2016 deri në mesditën e së nesërmes? Ndoshta kjo nuk do të merret vesh kurrë, pasi policia e Elbasanit, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi bashkëpunuan me shpejtësi për të zhdukur çdo provë. Ato morën vendim për asgjesimin e CD-ve të atyre afrove 23 orëve në të cilat celulari i Taulantit u përgjua. Dhe nuk u mjaftuan me kaq. Aq rëndë do ketë qenë situata, sa gjykatësja Zamira Vyshka, urdhëroi edhe fshirjen e përgjimeve nga serverat që gjenden në prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Requested 400,000 ALL for shortening the sentence of a prisoner, GJKKO's appeal does not change the measures for Elbasan judge Zamira Vyshka and 4 others - Aktualitet
Gjyqtarja Zamira Vyshka qe mori vendimin

Pra gjithçka duhej zhdukur pas bisedave që Taulant Balla kishte bërë menjëherë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dhe ndoshta kështu do të kish ndodhur sikur tre ditë më parë, i ndodhur para gjykatës ku po gjykohet për vrasje, Ardian Çapja mos fliste për faktin se politikani i lartë ishte përgjuar nga prokuroria. Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi ai. Përpos zhdukjes së përgjimeve edhe avokati Ravik Gurraj nuk jeton më.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



22 Comments

      1. Dihet pazari, keta vetem nga rama po pesuan gje se per te tjeret as qe pjerdhin.. ai i heq e ve si ti doje trapi.

  1. Dhe per kete ‘sherbim’ rilindas Oficerin Edvin Ndreu e promovuan shef Komisariati ne Kruje dhe tani e ka marre Tao-Tao shef komisariati ne Lushnje ne zonen e tij elektorale..

  2. Përse more i bini më qafë kot Taulant Ballës me të tilla thashetheme ?
    Taulanti është dora e djathtë e Ismai….. më falni lapsusin, Edvin Ramës që e rilindi Shqipërinë.
    Taulanti i ka duartë “akullore” njëlloj si Gjushi.
    “Riiindasi” Rama e ka ngarkuar doktorin e shkencave Taulant Balla , që të sjellë si Gjushi në rrugë të mbarë kapobandat e tafikantëve shqiptarë, që të jenë avangarda e “rilindjes”
    Përse e dërgoi Rama Taulantin në Elbasan ?
    Sepse në Elbasan bandat mafioze vrisnin çdo muaj njeri tjetrin.
    I “doktoruar” në Angli në shkencat politike, Taulanti pas Gjushit në Durrës , u pa si njeriu më i përshtatshëm për ti futur bandat mafioze në rrugën e reformave rilindase.
    A nuk e ktheu Taulanti ish kapobandën e trafikut të drogës, njëfarë Bega, në një biznesmen të ndershëm e që u bë mik familjar me te ?
    A nuk kishte të drejtë Tao që të ndihej krenar për këtë miqësi ?
    I ranë kot më qafë familjes së nderëshme të deputetit të nderuar rilindas Rrahja, se biri i tij kishte keqtrajtuar një vajzë.
    U desh ndërhyrja e Taulantit, që vajza ta kthente mbrapshtë akuzën e djali i deputetit doli “i larë” me duartë akullore.
    Seç u hapën ca fjalë kot për Taulantin për “Toiotat” me qindra milionë euro të bosëve të mafies që u kapën në kufi .Drejtësia e reformuar, e pastroi figurën e nderëshme të tij nga kjo akuzë e ju vërsul akuzuesit Basha, se paskej qenë ai që i paskej sjellë eurot e më vonë bile edhe rublat e dhuruara nga “miku i tij” Putin

  3. E kupton DASH dhe Kim se kush eshte NON GRADA ne Shqiperi?

    Mos u merrni me Berishen se nuk ju vjen e keqja perkundrazi, merruni me mafien ne pushtet vetem nese nuk jeni perlyer vete si ne rastin Noriega.

  4. ”’Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin, njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me minista te tjere””

    Uroj te kete dicka te vertete ne kete hisotori se nuk e duroj dot at Ballen.
    Por me sa shoh une i gjith ky lajm qenka bazuar nga ‘burime te pa konfirmuara’ per pergjimin e telelefonit te Balles dhe pjesmarrjen e tij ne kete histori per te shpetuar jeten e nje prej banidtave ( Lapsi shton NDOSHTA duke i cuar edhe helikopterin ) .
    Qe PS eshte e lidhur me fisin Capja ashtu si dhe PD eshte e lidhur me fisin kundershtar te Capjave , kjo dihet.
    Por te kesh prova direkte per kete lidhje , kjo nuk eshte gje e vogel.
    Te shohim se sa te ‘besueshem’ jane keto burimet e Lapsit.

    1. provat janë, por duhet pak kohë të përdoren nga drejtësia.

      jo më kot Bujar kapexhiu në karikaturat e tij shumë vjet më parë figurë të pëlqyer për karikaturat e tij kishte këtë idiotin balla

  5. Duhet ngjeshur brenda ajo Shkerdhata gjyqetare me gjithe prokurorin.Pastaj ti dali tymi ne majet te kokes-Taulant Palles-.

  6. Cja fusni kot. Ka qene lapsus se numri i nje deputeti nuk mund te pergjohet pa marre miratimin e kuvendit. Dhe kur pergjimi eshte marre ne kundershtim me ligjin duhet te asgjesohet. Kaq se e bete qimen trra

  7. Mund te na thuash pak ligjin mqs paske dijeni. Po kur je duke pergjuar nje kriminel i cili flet me deputetin si i behet apo shkaterrohen provat.

    1. Zamira e Vyshkur është më arrest shtëpie se
      I kërkoi dikujt që kishte një çështje me të 4 milion leke.Avokati i këtij personit i kishte kërkuar me pare 2 milion për tja rregullu çeshtjen .Kur shkon ke Zamira kjo i thotë ça thu 2 po deshe 4 milion bëhej fjalë për një të dënuar që i kishin ngel edhe 2 muaj burg për të bërë.
      Avokati që kërkoi 2 u dënua me burg Zamira që kërkoi 4 arrest shtëpie.
      Zamira pastrusja e gjykatës që u bë gjyqtare me me shkolle me korrespondencë .
      E zençin mallkimet e njerëzve që i ka zvarrit për vite me rradhë.

      1. Populli krenar liridashes trim dhe pak bythqim. Termet 3 here ne dite 1 ore para buke. Kjo rregullon pune.

  8. Ai ka mësuar aq nga politika 32 vjeçare e viteve të fundit se pushteti nuk merret me dhunë. E ka provuar disa herë, sidomos në shtator 1998, dhe çfarë ka pështyrë në drekë, e ka lëpirë në darkë, duke e mbushur selinë e vjetër të tij me metingashë të armatosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *