• |
ide | kryesore

Berisha: Me fondet e tërmetit qeveria bleu vota, shpërndau 160 mln € në fushatë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur një komunikim “live” me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.  Ai e nisi fillimisht duke përkujtuar tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019. Ai akuzoi qeverinë Rama se ka përdorur fatkeqësinë e shqiptarëve për të vjedhur fonde dhe kjo ka ndodhur tek ndërtimet.

“Qeveria e ka përdorur për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë. Çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tmerrin ka kushtuar 5 herë më shtrenjtë  se ato të bëra nga autoritete turke dhe donatorë të tjerë. Së dyti i përdori ata në mënyrë kriminale për të blerë vota. Kjo qeveri shpërndau në fushatë tek militantët 160 mln euro tërësisht. Sot janë me qindra familje që jetojnë tek të afërmit e tyre dhe në çadra. Për 51 shpirtra të marrë,  absolutisht nga korrupsioni qeveritar pasi banesat ishin bërë të pabanueshme nga tërmeti  i shtatorit nuk ka asnjë drejtësi. Në vend që të ishin të burgosur ministra dhe zv. ministra, të ishin arrestuar drejtorë, të kishte dhënë dorëheqjen Edi Rama. Por jo, ata u liruan dhe Edi Rama grabiti mandatin e tretë.”, tha Berisha.



4 Comments

  1. I lumt.
    Dhe shume mire do bejn ta bejn prap. Se sa te vish ti o vrases.
    Sa me shume na del ti neper keto gjasme lajme. Aq me shume na kujtohen bemat makabre te tua.
    Ti je i pa arritshem, ne krimet e tua. Jan na 1000 vende bosh. Pastaj vin keta qe jan ne pushtet sot.
    Dhe nuk na hedh dot hi syve. Rri po te dush 24 ore ne tv. Vetem urrejtjen na shton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *